Raiffeisen Bank nderohet me çmimin “Banka më e mirë e huaj” në Shqipëri nga EMEA Finance

Raiffeisen Bank nderohet me çmimin “Banka më e mirë e huaj” në Shqipëri nga EMEA Finance


RBI është nderuar me çmimin “Banka më e mirë në EQL dhe CIS”  gjithashtu “Banka më inovative në EQL dhe CIS”, si dhe “Prezantimi më i mirë i produkteve në EQL dhe CIS” Grupi RBI morri 23 çmime në “European Banking Awards” të EMEA Finance.

Gjithsej 23 çmime për grupin RBI në “European Banking Awards” të EMEA Finance – “Banka më e mirë”, “Banka më e mirë e huaj”, “Banka më e mirë e investimeve” dhe “Banka më e mirë private” në 15 vende.

Gjithashtu, EMEA Finance përzgjodhi RBI si “Banka më e mirë” në Austri, Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Kosovë, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë, si “Banka më e mirë e huaj” në Shqipëri, Bjellorusi, Rumani, Rusi dhe Serbi, si “Banka më e mirë private” në Bullgari, Republikën Çeke dhe Poloni, si dhe “Menaxheri më i mirë i aseteve” në Bullgari dhe Sllovaki.

Revista e rëndësishme financiare e shpalli RBI si “Banka më e mirë në EQL dhe CIS” dhe degën e saj sllovake Tatra banka si “Banka më inovative në EQL dhe CIS”.

Gjithashtu, ajo vlerësoi Tatra bankën për aplikacionin e saj të pagesave bankare përmes celularit “mobile banking” me çmimin “Produkti më i mirë i prezantuar në EQL & CIS”.

“Rezultati i shkëlqyer në Europe Banking Awards të EMEA Finance konfirmon se RBI është në rrugën e duhur. Jo vetëm që Grupi ka performancë të mirë, por gjithashtu dëshmohet të ketë përparësi në fushën e inovacionit dhe bankingut digjital”, komenton CEO i RBI Johann Strobl.

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0