Qeveria shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkruan të hënën në Tiranë, marrëveshjen për një program inovativ që synon rritjen e kreditimit në sektorin bujqësor, në mbështetje të sipërmarrësve vendas, përmes garancisë së shtetit dhe BERZH-it.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, dhe Christoph Denk, Drejtori i BERZH-it në Shqipëri.
Ceremonia zyrtare e nënshkrimit u zhvillua në Ministrinë e Bujqësisë, ku ishte i pranishëm edhe Henry Russell, Drejtor për Institucionet Financiare për Ballkanin Perëndimor, Bjellorusinë, Moldavinë dhe Ukrainën.
Në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Panariti u shpreh se “marrëveshja konkretizon një nga politikat më të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria për rritjen e kreditimit në sektorin e bujqësisë, për ta shndërruar bujqësinë në lokomotivë të zhvillimit të ekonomisë shqiptare.