Kryeministri Rama dhe ministrja e Transportit kanë bërë të ditur gjatë një takimi me tregtarët e karburanteve se qeveria do të këtë një kontroll më të lartë mbi tregtinë e naftës dhe gazit. Rama njoftoi se do të ngrihet Bordi i Administrimit të Karburanteve. Ky bord do të kontrollojë rritjen e lartë të çmimit të naftës.
Ministrja Belinda Balluku theksoi gjithashtu detyrimin e kompanive për të siguruar rezervat e nevojshme, që llogariten në varësi të konsumit të një viti më parë.
Sipas kryeministrit Rama, shtrenjtimi po vjen si pasojë e luftës duke u shprehur se, “lufta ka ardhur me faturën e rritjes së çmimeve, ndaj do ta trajtojmë si në luftë, duke ndaluar spekulimet me rritjen e naftës, me një akt normativ, një bord kombëtar të administrimit të karburantit, ku do të flitet për të gjithë hapat”. Ndërsa u fol për vendime të përbashkëta mes furnizuesve dhe qeverisë, Rama tha se do të ketë masa të ashpra për ata që shkelin këto vendime.
Sipas tij, nuk do të lejohet që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pamiratuara më parë në bord.
Protestave të ditëvë të fundit lidhur me barrën e lartë fiskale, Kryeministri Rama iu përgjigj duke theksuar se, Shqipëria nuk ka nivelin më të lartë të taksave në karburante.
Lexo: Shoqata e Transportit kërkon dyfishim të biletës. Çmimi pritet të shkojë 80 lekë
“Ne nuk kemi taksë qarkullimi dhe karboni të ndarë, ne e kemi në çmim”. Në mbështetje të kësaj, sipas tij, kemi taksat më të ulëtat në rajon për individët dhe biznesin e vogël.
Pas një jave pritet të kemi një plan për të përballuar rritjen e ccmimeve, sipas kryeministrit.
“Lufta e impaktoi edhe më shumë krizën energjetike, e impaktoi fort edhe çmimin e naftës e gazit, ne themi që do e mbrojmë. Kjo qeveri nuk u ka kthyer kurrizin njerëzve, por rri e tërë e përqendruar si të adresojë sa më mirë problemet e vendit dhe të lehtësojë hallet e vendit.
Ai vuri theksin tek ruajta e çmimit të energjisë më së shumti. “Duke mbrojtur çmimin e energjisë, ne i mbrojmë të gjithë. Energjia është një mall që sot ende e shet shteti, nuk është në një treg të privatizuar se do kishim të njëjtën situatë si me naftën, ku shteti nuk ka asgjë në dorë”.
Pas rritjes së çmimit të naftës me 260-270 lekë/litër në mbrëmjen e 8 Marsit, dy ditë më vonë pati një ulje në 240-250 lekë për litër në pikat e karburantit dhe një ulje të mëtejshme të Premten.
Vetë tregtarët kanë paralajmëruar se do çmimet do të stabilizohen gjatë muajit të ardhshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.