Qeveria ka miratuar programin e ripunësimit për personat e papunë si pasojë e pandemisë COVID-19. Të gjithë personat e mbetur të papunë do të kenë mundësinë që të përfitojnë nga programi dhe të punësohen në sektorin privat.
Nëpërmjet financimit të pagës dhe kontributeve të detyrueshme shoqërore, ky program nxit krijimin e vendeve të punës dhe mbështet kompanitë në procesin e rimëkëmbjes.
Programi konsiston në 3 periudha punësimi. Programi i parë është punësimi 4-mujor, ku shteti merr përsipër të paguajë 2 paga minimale, prej 26 mijë lekësh nëse biznesi privat punëson këta persona, ndërsa kontributet i paguan punëdhënësi.
Lexoni: COVID-19, Italia dërgon një ekip ekspertësh në Shqipëri
Programi i dytë është punësimi 8-mujor. Në këtë rast shteti merr përsipër të subvencionojë 4 paga mujore prej 26 mijë lekësh, ndërsa kontributet i merr përsëri përsipër biznesi.
Ndërsa nëse lidhet një kontratë 1-vjeçare punësimi shteti merr përsipër të subvencionojë vetëm kostot e sigurimeve të detyrueshme për 12 muaj, por bazuar në pagën minimale në vend.
Institucioni përgjegjës për regjistrimin e punëdhënësve të interesuar, që do të ndjekë procedurat për përfitimet nga këto programe të punësimit do të jetë Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Procedurat e sakta për pjesëmarrjen në këtë program, do të bëhen publike nga AKPA.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË PUNËKËRKUESI:
- Punëkërkuesit me të drejtë përfitimi janë të gjithë punëkërkuesit e papunë që kanë dalë të papunë si pasojë e COVID-19, të evidentuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe të regjistruar në zyrën e punës.
- Punëkërkuesi, pjesëmarrës në programet sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, nuk mund të zëvendësohet.
3. Një punëkërkues mund të marrë pjesë vetëm një herë në këtë program.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË PUNËDHËNËSI:
- Punëdhënësit me të drejtë kërkese duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- a) Të jenë shoqëri tregtare të regjistruara;
b) Të jenë subjekt i pagimit të taksave dhe të jenë të regjistruar si punëdhënës pranë autoriteteve tatimore;
c) Të mos kenë shkelur legjislacionin për punësimin në dy vitet e fundit përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi;
ç) Të ofrojnë punë me kohë të plotë, për një minimum prej 40 (dyzet) orësh në javë, me një pagesë mujore jo më pak se paga minimale, në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës;
d) Vendi i punës, i financuar nga ky program, duhet të vijë si rezultat i rritjes së fuqisë punëtore në aktivitetin e punëdhënësit;
dh) Të jenë shoqëri tregtare, të cilat nuk kanë detyrime ndaj organeve tatimore para datës 10 mars, në bazë të akteve normative në fuqi ose, në momentin e kërkesës për këtë program, të vërtetojnë se: - kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullta në shlyerjen e tyre;
ii. kanë shlyer detyrimet por kanë ende pa paguar gjobat;
iii. kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, në përputhje me nenin 107, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në proces të apelimit administrativ e në procese gjyqësore me organet tatimore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.