Qëllimi kryesor i këtij ligji, është mbrojtja e fëmijëve ndaj përmbajtjeve të paligjshme apo të dëmshme në internet. Ligji parashikon që në subjektet tregtare, që ofrojnë shërbimin e internetit për të tretë ose lojëra online, të ndalohet shikimi nga fëmijët nën moshën 14 vjeç. Lejimimi tyre do të bëhet vetëm në rastet kur fëmija është i shoqëruar nga njëri prind, ose nga kujdestarët.
Kujdestari i fëmijës apo i afërmi që shoqëron fëmijën, nënshkruan formularin tip para se t’u ofrohet shërbimi.
Lexo: Ja si po ndikon interneti në jetën tonë
Në rast se nuk nënshkruhet ky formular, fëmijës nuk i ofrohet shërbimi i internetit, ose i lojërave online. Kjo normë duhet të afishohet në mënyrë të dukshme në hyrje të sipërmarrjes që ofron shërbimin e internetit ose lojëra online.
Gjithashtu, do të kontrollohen mjediset e institucionit arsimor parauniversitar, publik ose privat, për të verifikuar nëse një fëmijë është duke aksesuar përmbajtje të paligjshme dhe/ose të dëmshme për moshën e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto