Qeveria Kineze kundër gjigandit Alibaba të Jack Ma? - Business Magazine Albania

Qeveria Kineze kundër gjigandit Alibaba të Jack Ma?


Jack Ma, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Alibaba Group.

Qetësisht, qeveria kineze është duke u kthyer kundër Alibaba-s.

Nuk ka patur deklarata të drejtëpërdrejta zyrtare nga liderat, por nuk ka pse të ketë, sepse e dimë se si funksionon Kina.

Media shtetërore ka nënvizuar aspekte negative të kompanisë që prej javës së kaluar.

Këto janë gjëra që kanë qenë gjithmonë problem për Alibaban,

Tani mund të jeni duke pyetur veten: Pse qeveria kineze do të kthehej kundër një pej histroive më të mëdha në vend të B2B?

Mund të jetë e lidhur me një artikull anti-Xi Jinping të publikuar në një prej siteve të zotëruara nga Kina Perëndimore.

Vendi i Xi

Javën e kaluar Washington Post raportoi se Wujie News, që zotërohet në bashkëpronësi nga SEEC Media Group, Alibaba dhe qeveria e Xinjiang, një provincë në Kinën Perëndimore, publikoi një editorial të ashpër kundër Presidentit Xi Jinping.

Editoriali akuzonte atë për adaptimin e rendit kolektiv të Partisë Komuniste të Kinës dhe se po bëhej një autokrat. Asnjëra nga këto përbën lajm për observuesit e jashtëm perëbdimorë, por është diçka qënuk e thua kurrë hapur.

Dhe përfundimisht nuk mund ta thuash në Xinjiang, provincën që është shtëpi për minoritetin e myslimanëve të Kinës, Ujgurët.

Çfarë do të ndodhë pas kësaj?

Që nga ai moment, Alibabas i kanë ndodhur disa gjëra të çuditshme.

Për herë të parë, televizioni shtetëror i Kinës, CCTV, transmetoi një dokumentar duke kritikuar Alibaban për produkte false në website-in e tij. Alibaba thotë se shpenzon qindra miliona dollarë për të luftuar këtë problem, dhe mediat jashtë Kinës kanë folur rreth saj për rreth një viti. Por për ndonjë arsye apo një tjetër, tani kjo po bëhet një problem në Kinë.

Një gjë tjetër e çuditshme- qeveria kineze po vëzhgon një nga bizneset e Alibabas, një shërbim onlinë të shpërndarjes së ushqimeve të quajtur Ele.me. Është një treg që po rritet me shpejtësi, në të cilin Alibaba është aktori kryesor në të, me një pjesë tregu prej 33.7%. Qeveria po e akuzon Alibaba-n se po lejon shitës të pakualifikuar për shitjen e ushqimeve në platformën e tij. Dy agjenci shtetërore kineze po hetojnë mbi kompaninë.

Asnjë se si se sa larg do të shkojë kjo. Jack Ma mund t’i kërkojë falje Xi Jinping, ta sigurojë atë se Alibaba nuk është mjaftueshëm një superfuqi për të sfiduar qeverinë, dhe mund të bëhen sërish miq.

Ose mund të kthehet në një “luftë” e ngjashme e Rusisë kundër oligarkëve, por në stilin kinez.

 

/Linette Lopez, Yahoo Finance.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0