Njerëzit toksikë përkeqësojnë kohën dhe energjitë tuaja, dhe ata marrin shumë nga të dyja këto. Ata krijojnë kompleksitete të panevojshme, konflikte dhe më keq akoma ata iu mbushin me stres.
“Njerëzit ose iu frymëzojnë, ose iu shfrytëzojnë. Zgjidhini ata mençurisht”-thotë Hans F.Hansen.
Hileja është të ndani ata që janë shqetësues apo thjesht të vështirë, nga ata që janë realisht toksikë.
Më poshtë mund të gjeni 10 lloje njerëzish toksikë nga të cilët duhet të qëndroni larg, që të mos shndërroheni si ata.
Thashethemexhinjtë
“Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret diskutojnë ngjarje, dhe mendjet e vogla diskutojnë njerëz”-Eleanor Roosvelt.
Thashethemexhinjtë përfitojnë kënaqësi nga fatkeqësitë e njerëzve të tjerë. Mund të jetë qejf të fusësh hundët në punët personale apo profesionale të dikujt, por me kalimin e kohës bëhet e lodhshme, të bën të ndihesh vulgar dhe dëmton njerëz të tjerë.
Njerëzit emocionalë
Disa njerëz nuk kanë absolutisht kontroll mbi emocionet e tyre. Ata do ti përplasin ndjenjat e tyre drejt jush duke menduar se ju jeni i vetmi që po e shkaktoni pafuqinë e tyre. Njerëzit e tillë është e vështirë që ti largoni nga jeta juaj sepse mungesa e kontrollit të tyre mbi veten, ju bën të ndjeni keqardhje për ta.
“Viktimat”
Njerëzit që viktimizohen është vështirë t’i identifikosh sepse fillimisht ju keni ndjeshmëri ndaj problemeve të tyre. Por ndërsa koha kalon, ju filloni të kuptoni se “koha e nevojave të tyre” është e përhershme.
Viktimat largojnë çdo lloj përgjegjësie personale duke e kthyer çdo problem të vogël që hasin në jetë, në një mal të pakalueshëm.
Egocentrikët
Njerëzit egocentrikë ju rrëzojnë moralisht përmes distancës që krijojnë me njerëzit. Sa herë rrethoheni nga njerëz të tillë ju filloni të ndiheni të vetmuar.
Kjo ndodh sepse mes tyre dhe jush nuk ka asnjë lidhje emocionale. Ju jeni thjesht një mjet i tyre për të ndërtuar vetë-besimin.
Ziliqarët
Për njerëzit ziliqar, bari është gjithmonë më i gjelbër diku tjetër. Edhe kur diçka e mirë ndodh për njerëzit ziliqarë, ata nuk marrin asnjë kënaqësi nga ajo. Kjo sepse ata e masin fatin e tyre kundër gjithë botës, në vend që të marrin kënaqësi nga brenda.
Të shpenzosh shumë kohë me ziliqarët është e rrezikshme sepse ata iu mësojnë si të zhvlerësoni arritjet tuaja.
Manipulatorët
Këta e shterojnë kohën dhe energjinë tuaj nën maskën e miqësisë. Ata mund të jenë hileqarë sepse ju trajtojnë ju si miq. Ata e dinë se çfarë ju pëlqeni, çfarë ju bën të lumtur. Por ata e përdorin këtë informacion si pjesë të një axhende të fshehur.
Gjithmonë duan diçka prej jush dhe nëse i ktheheni marrëdhënieve me ta, raporti do të jetë: merr, merr, merr, merr, pa dhënë asgjë në këmbim.
Paragjykuesit
Ata janë të shpejtë për t’ju thënë ekzaktësisht se çfarë është e mirë dhe çfarë jo. Ata kanë një mënyrë për t’a bërë gjënë që ju e keni pasion të duket si më e tmerrshmja. Ata e zbehin dëshirën tuaj për të qënë pasionant dhe ekspresiv.
Arrogantët
Njerëzit arrogantë janë kohë e humbur nga jeta juaj, sepse e shohin çdo gjë që bëni si një sfidë personale.
Arroganca është vetësiguri false dhe gjthmonë maskon pasiguri të mëdha. Në studimin e një universiteti thuhet se arroganca është e lidhur me problemet në vendin e punës.
Njerëzit arrogantë priren të jenë performues më të dobët, më të papajtueshëm, dhe kanë më shumë probleme njohëse se sa të tjerët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.