Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret nga oqeani pas dy vjetësh - Business Magazine Albania

Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret nga oqeani pas dy vjetësh

Dy vjet më parë, Microsoft fundosi një qendër të dhënash një qendër të dhënash në brigjet e Orkney në një eksperiment të çuditshëm. Kjo qendër e të dhënave tani është nxjerrë nga fundi i oqeanit dhe studiuesit e Microsoft po vlerësojnë se si ka përforcuar, dhe çfarë mund të mësojnë prej saj për efikasitetin e energjisë. Në përfundimin nga të dhënat e para kanë dalë në përfundim se cilindri i mbushur me server kishte një normë më të ulët dëmtimi sesa një qendër konvenciale e të dhënave.  Kur kontenierin e nxorën rreth gjysmë milje në det të hapur, pasi ishte vendosur atje në maj të 2018, vetëm tetë nga 855 servera në bord ishin dëmtuar.

“Shkalla e dëmtimeve tonë në ujë është një e teta e asaj që shohim në tokë.”- ka thënë Ben Cutler, i cili ka udhëhequr atë që Microsoft e quan “Project Natick”. Ekipi po spekulon ndoshta se kjo gjë mund të lidhet me faktin se nuk kishte njerëz në bord dhe se azoti u përhap më shumë sesa oksigjeni në kapsulë.

LEXO: Mjeti i ri i Microsoft identifikon fotot dhe videot e manipuluara

Orkney, u zgjodh për provë nga Microsoft, pjesërisht sepse ishte një qendër për kërkimin e energjisë së rinovueshme në një vend ku klima është e butë ndoshta edhe e ftohtë. Ideja ishte që kostoja e ftohjes së kompjuterëve do të ishte më e ulët nëse do të ishin nën ujë. Cilindri i bardhë doli nga ujërat e ftohtë me një shtresë algash, barishte dhe anemonash detare pas një operacioni një ditor. Por brenda, qendra e të dhënave funksiononte mirë dhe tani po shqyrtohet nga afër, në mënyrë që ekipi hulumtues të mësojë më shumë.

Projekti Natick ishte pjesërisht për të parë nëse grupe të qendrave të vogla të të dhënave nënujore për përdorim afatshkurtër, mund të jenë një propozim komercial, por gjithashtu një përpjekje për të mësuar mësime më të gjera në lidhje me efikasitetin e energjisë në informatikë.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0