PunPun-Startups Battle, TV show më interesant për sipërmarrjen - Business Magazine Albania

PunPun-Startups Battle, TV show më interesant për sipërmarrjen


Ditën e djeshme në ambientet e ICK-së në Prishtinë, u mbajt konferenca për shtyp, ku u prezantua fillimi i TV show-it dhe garës më interesante për biznese të reja, PunPun-Startups Battle, i cili do të fillojë të transmetohet nga 21 Qershori, në Klan Kosova.

Ky format është ideuar nga Kolegji Universum dhe realizohet në partneritet me Trembelat dhe Innovation Center Kosovo, ndërsa mbështetet nga GIZ-i gjerman dhe Banka Ekonomike.

PunPun-Startups Battle, e cila bazohet në modelin e mirënjohur botëror, “Get in the Ring” (GITR), do të jetë një betejë dhe platformë për 32 biznese të reja dhe inovative, të cilat garojnë mes tyre për çmimin e madh prej 10.000 euro.

Ky Show ka gjithsej 17 episode dhe për çdo episod garojnë nga 4 biznese të reja (startup), nga të cilat juria profesionale përzgjedh dy fitues për të vazhduar rrugën në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. Që të katër finalistët fitojnë çmime të rëndësishme nga ICK dhe Kolegji Universum.

Alejtin Berisha, drejtor ekzekutiv në Kolegjin Universum dhe ideator i Startups Battle foli për rëndësinë e këtij emisioni në inspirimin e të rinjve për sipërmarrje dhe misionin e Kolegjit Universum për të përkrahur sipërmarrësin në të gjitha format. “Në Kolegjin Universum ne besojmë fuqishëm në sipërmarrjen si promotore e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës në Kosovë. Për ne, sipërmarrësi është heroi i vërtetë i Kosovës”, tha Berisha.

Yll Rugova nga Trembelat tregoi për misionin e tyre me emisionin edukativ PunPun dhe si i kanë bashkuar forcat me Kolegjin Universum dhe ICK-në për të sjellë një format të ri dhe inovativ, i cili jo vetëm do të sjellë shumë argëtim në shtëpitë tona, por edhe edukim dhe inspirim për sipërmarrjen. Ai foli mbi përvojën e tyre me dy edicionet e Pun Pun dhe kontributin e tyre në këtë bashkëpunim të ri.

Shpend Lila nga ICK foli për rolin e ICK-së në zhvillimin e sipërmarrjes në Kosovë dhe pse ata i janë bashkuar këtij formati.

“Në ICK ne çdo ditë punojmë për të mbështetur sipërmarrësit e rinj, ndërsa këtë herë kemi vendosur që këtë ta bëjmë edhe përmes një show televiziv, duke rritur kështu ndikimin tonë në Kosovë. Për më shumë ekipet fituese do të inkubohen në ICK, ku do të përfitojnë grante për fillimin e biznesit, si dhe konsulencë, mentorim dhe trajnime të vazhdueshme deri në dy vite,” theksoi Lila.

Ai foli edhe për përzgjedhjen dhe trajnimin që është duke u bërë me biznese gjatë kësaj jave nga Kolegji Universum dhe ICK në mënyrë që bizneset, të cilat do të prezantojnë në këtë show të jenë sa më të përgatitura.

Ndërsa Gent Fetahaj nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ tregoi arsyet se pse GIZ ka vendosur të mbështetë këtë emision, duke treguar edhe për objektivat e GIZ-it gjerman në mbështetje të punësimit, vetëpunësimit dhe inovacionit.

PunPun Startups Battle do të fillojë transmetimin në Klan Kosova nga 21 Qershori dhe do të vazhdojë deri me 20 Nëntor në finalen e madhe.

burimi: telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0