Edhe pse ajo po përdorte të njëjtin program y-cruncher për të llogaritur PI, avantazhi i saj ishte tek përdorimi i motorit kompjuterik nga Google bazuar në cloud.
Lexoni: Kreu i ri i Google: “Do të përfitojmë më shumë të ardhura nga cloud computing se nga reklamat
31 miliardë shifrat e PI morën 121 ditë dhe 25 makina llogaritëse virtuale për tu llogaritur. Ndërsa Peter Trueb, iu deshën vetëm 105 ditë për të përfunduar llogaritjen e rekordit të mëparshëm.
Për CNN ajo ka thënë se kjo ishte “ëndrra e fëmijërisë, një ëndërr e gjatë, për të thyer rekordin botëror për PI”.
Lexoni: Një komandë e re në Google ju tregon nëse fjalëkalimi juaj është i pasigurtë
NASA përdor rreth 15 shifra të PI për të dërguar anije kozmike në hapësirë, dhe për matjen e dallueshme të perimetrit të Universit me preçizionin e vetëm një atomi, llogariten vetëm 40 shifra.
Ndërkohë, Google ka fituar titullin e Guinness World Records.
(Simboli π u vendos në vitin 1706 nga matematikani anglez William Jones (lexo : Uilliam Xhons) si gërma e parë fjalës greke περίμετρος (perimetros), domethënë përmasa përqark ose përreth. Gjatë historisë së matematikës janë bërë përpjekje të shumta për ta kuptuar më mirë natyrën e këtij numri. Përdorimi i tij njihet që nga antikiteti dhe nuk e ka humbur asnjëherë rëndësinë e tij. Përkundrazi, shumë formula nga matematika, (analiza matematike, trigonometria, stereometria, etj) apo fizika dhe inxhinieria përmbajnë numrin π. Koncepti i tij është sa i thjeshtë, aq edhe interesant.
“Të eksplorosh π, është njësoj si të eksplorosh Universin” (David Chudnovsky).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.