Punonjësit e Google e Alphabet krijojnë sindikatë - Business Magazine Albania

Punonjësit e Google e Alphabet krijojnë sindikatë

Punonjësit e Google dhe degëve të tjera të kompanisë ëmë, Alphabet, kanë krijuar një sindikatë, që synon një rol më të madh në vendimet e kompanisë në një lëvizje që pritet të ndezë aktivizimin që gëlon aktualisht në gjigandët e Silicon Valley. Sindikata e punonjësve të Alphabet, synon të përfaqësojë të gjithë punonjësit e mirëpaguar të teknologjisë por edhe punonjësit e përkohshëm dhe kontraktorët.

Ajo nuk do të fokusohet vetëm tek pagesat dhe përfitimet, por synon edhe një rol në vendimet etike të gjigandëve të teknologjisë dhe mbrojtje nga pushime arbitrare për shkak të aktivizimit.

“Ne shpresojmë të krijojmë një proces demokratik për punonjësit që edhe ata të kenë zë në vendimmarrje, të promovojmë drejtësinë sociale e ekonomike dhe fundin e pabarazive mes punonjësve të përhershëm, atyre të përkohshëm, kontraktorëve etj. Deri në fund të dhjetorit, sindikata kishte rreth 200 anëtarë. Ajo do të jetë e hapur për të gjithë punonjësit në Google dhe Alphabet, përfshirë edhe divizionin e makinave autonome, Waymo, FITBIT, Verily etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0