Punësim në BE dhe investime. Çfarë përfiton vendi nga hapja e negociatave - Business Magazine Albania

Punësim në BE dhe investime. Çfarë përfiton vendi nga hapja e negociatave

Edhe pse Shqipëria zhvillon 60% të tregtisë së jashtme me vendet anëtare të BE-së me nisjen e negociatave shtrohen mundësitë që marrëdhëniet ekonomike të intensifikohen.

Për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian, duhet që vendet kandidatë të përafrojnë legjislacionet e tyre përkatëse me atë të BE-së, i njohur ndryshe si “acquis comunitaire”(Akti Komunitar). Ky akt përbëhet nga 35 kapituj apo fusha të ndryshme të cilat përfshijnë politikat monetare, transportin, energjinë, politikat sociale, mjedisin, etj. Ajo që mbetet e rëndësishme për tu theksuar është se secili prej këtyre kapitujve negociohet me vete duke marrë në konsideratë ecurinë dhe progresin e arritur në reformat e ndërmarra.

Në rastin e Kroacisë për shqyrtimin e të gjithë kapitujve u desh vetëm një vit dhe procesi i negociatave varet shumë nga progresi i vendeve kandidate.

Por, përfitimet kryesore që vijnë për Shqiëprinë në këtë fazë të parë janë vënia në jetë sa më shpejt e katër lirive themelore të BE-së, që nënkupton se vendi ynë duhet të bëhet më i ndërlidhur ekonomikisht me vendet e BE.

Përfitimet nga hapja e negociatave

Kapitulli i parë quhet “Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave”. Në këtë kapitull theksohet se “Parimi i lëvizjes së lirë të mallrave nënkupton që produktet duhet të tregtohen lirisht nga një pjesë e Bashkimit në një tjetër”.

Në një numër sektorësh, ky parim i përgjithshëm plotësohet nga një kuadër rregullator i harmonizuar. Duke ndjekur  vendosjen e specifikimeve të produktit ose rregullimin e standardeve. Që do të thotë çdo mall që eksportohet në BE, duhet të ketë të gjitha kërkesat që kërkon Komisioni. Ku përfshihen marka, siguria etj.

Lexo edhe: Ben Andoni arsyet pse Shqipëria do futet në BE më shpejt se Kroacia dhe sfida e Ministrisë së Financave

Legjislacioni i harmonizuar i produkteve europiane, përfaqëson pjesën më të madhe të acquis comunitare. Përveç kësaj, kapacitetet administrative janë thelbësore për të bërë të mundur negocimin. Pra çdo subjekt shqiptar që eksporton në BE duhet të plotësojë kërkesat që kërkon BE-ja.

Një tjetër fushë që mund të përfitojnë shqiptarët në mënyrë afatshkurtër është tregu europian i punës.

Acquis Comunitaire nën këtë kapitull parashikon që shqiptarët kanë të drejtë të punojnë në një shtet të BE.

Punëtorët emigrantë të BE-së duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si punëtorët vendas. Në lidhje me kushtet e punës, avantazhet sociale dhe tatimore.

Ky nen përfshin një mekanizëm për koordinimin e dispozitave kombëtare të sigurimeve shoqërore, për personat e siguruar dhe anëtarët e tyre të familjes që lëvizin në një Shtet tjetër Anëtar.

Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që ligji kombëtar Acquis gjithashtu harmonizon rregullat në lidhje me profesionet e rregulluara për të siguruar njohjen reciproke, kualifikimeve dhe diplomave ndërmjet Shteteve Anëtare.

Për disa profesione të rregulluara, duhet të ndiqet një program minimal trajnimi me qëllim që kualifikimi, sa i përket shërbimeve postare, acquis gjithashtu synon të hapë sektorin e shërbimeve të postës në mënyrë graduale.

Gjithashtu, Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane dhe kjo do të rrisë përballjen mbi tërmetet, emergjencat civile.

Një tjetër përfitim nga hapja e negociatave është rritja  e investimeve nga BE.

Këto janë përfitimet e para që mund të firmosen që në vitin e parë. Më pas nis negocimi për kapitujt e tjerë që janë më teknikë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0