Puna e keqe më stresuese sesa papunësia - Business Magazine Albania

Puna e keqe më stresuese sesa papunësia

Me këtë temë janë marrë hulumtuesit e Qendrës për shëndet mendor nga Universiteti Nacional në Australi, ndërsa në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 7 000 australianë.

Hulumtimi ka zgjatur më shumë se shtatë vjet dhe është parë  se si ndikojnë kushtet e punës në shëndetin mendor të të anketuarve.

Është hulumtuar popullsia aktive në punë për simptomat e depresionit, nervozizmit dhe sa shpesh janë ndier të qetë dhe të lumtur në muajin paraprak.

Pjesëmarrësit në hulumtim i kanë pyetur edhe për kushtet e punës, duke përfshirë edhe atë se sa kontrolle dhe fleksibilitet kanë, sa janë komplekse dhe të vështira detyrat e tyre, sa të sigurt e kanë punën dhe cili është mendimi tyre për pagën reale.

Pasi  kanë marrë parasysh faktorët e ndryshëm që mund të ndikojnë në rezultat, siç është arsimimi dhe statusi martesor, hulumtuesit kanë vënë re një marrëdhënie lineare në mes shëndetit mendor të punëtorit dhe kualitetit të vendit të tyre të punës. Ata të cilët kishin punë fleksibile dhe më të sigurt kishin shëndet më të mirë mendor.

Megjithatë, është zbuluar që edhe njerëzit të cilët janë të papunë përafërsisht kanë shëndet të njëjtë mendor si ata me punë të keqe, ndërsa në shumicën e rasteve madje edhe më të mirë.

Përveç kësaj, hulumtimi i publikuar në revistën “Occupational and Environmental Medicine” ka treguar që shëndeti mendor i të papunëve përmirësohet pasi gjejnë një punë të mirë, ndërsa në mënyrë drastike përkeqësohet pasi që fillojnë të punojnë në një vend të keq pune.news

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0