Pse ZARA quhet ZARA?

Pse ZARA quhet ZARA?


Zara është një ndër dyqanet e veshjeve më të frekuentuara në botë, e kjo falë arritjes së gjetjes së një të mesmeje të artë. Nuk po flasim për cilësinë e klasit të parë, por nuk mund ta konsiderojmë as si ndër më të dobëtat në këtë drejtim. Çmimet e vendosura janë mesatarisht të lira, ndërsa modelet shpesh herë bëhen shumë tërheqëse në sytë e klientëve.

Nga ana tjetër, ZARA tingëllon sa i zakonshëm, aq dhe tërheqës për veshin. Por, ç’do të thotë ky emërtim ekzaktësisht?

Amancio Ortega ishte themeluesi i firmës, i cili hapi dyqanin e parë më 1975, në A Coruña Galicia të Spanjës. I apasionuar shumë pas filmit Zorba the Greek, Ortega vendosi ta quante kështu sipërmarrjen e tij.

Lexoni: 10 mësime suksesi për sipërmarrësit nga Amancio Ortega, themeluesi i Zara

Gjithçka dukej në rregull, derisa Amancio zbuloi se pak metra më tutje, në të njëjtën rrugë, ndodhej një lokal me të njejtin emër. Kështu, themeluesi i firmës thjesht vendosi të ruante disa nga shkronjat e emrit fillestar, e i rregulloi në tabelë në mënyrë të tillë, që fjala e formuar të lexonte ZARA.

Me pak fjalë, nuk ka ndonjë kuptim të veçantë; është thjesht një aksident fatlum, që sot rezulton ndër kompanitë më fitimprurëse në botë.

/WhoWhatToWear

https://www.youtube.com/watch?v=jeNsr_nQEfE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0