Pse themeluesit e kompanive të mëdha në botë largohen nga roli i CEO

Pse themeluesit e kompanive të mëdha në botë largohen nga roli i CEO


Pasi gjeti tregun për  të shitur sërish atletet StockX në 2015, Josh Luber shërbeu si Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë deri sa ia kaloi drejtimin e kompanisë Scott Cutler këtë qershor. Por, ai nuk i tha “lamtumirë” kompanisë së tij. Luber është akoma me ekipin e StockX si bashkëthemelues.

Kjo nuk është hera e parë që një themelues lë rolin e tij në kompani si CEO dhe merr një rol të ri. Këtu është një vështrim i shkurtër i historisë së këtyre tranzicioneve.

Lexo: Një vëzhgim mbi jetëgjatësinë e kompanive ndër vite

Larry Ellison dhe Mark Hurd në Oracle

Larry Ellison pasi qëndroi 37 vite si themeluesi i Oracle, mori rolin e CTO dhe kryetarit ekzekutiv në 2014, duke i dhënë ish-presidentit Mark Hurd mundësinë për t’u vendosur ai në krye të kompanisë. Krahas bashkë-ekzekutivit Safra Catz, Hurd drejtoi gjigantin e kompjuterave Cloud deri në vdekjen e tij të papritur në Tetor 2019. Në një deklaratë, Ellison tregoi se miqësia e tyre lulëzoi vetëm sepse ata ndryshuan rolet në kompani, duke e quajtur Hurd “një udhëheqës të shkëlqyeshëm dhe të dashur, që i kushtoi jetën  kompanisë Orackle”.

 

Martha Stewart dhe Sharon Patrick në Martha Stewart Living Omnimedia

Pas skandalit nga lëvizjet brenda kompanisë, themeluesja dhe CEO Martha Stewart u detyrua t’ia kalojë kompaninë Sharon Patrick. Rrethanat nuk ishin favorizuese, dhe Patrick luftoi të rimarrë besimin e reklamuesve dhe klientëve. Revista e kompanisë humbi 54% të të ardhurave të saj nga reklamat dhe 500,000 ndjekës sepse  shoku i ngushtë i Stewart, Patrick u largua nga ndërmarrja pas një viti pasi mori përsipër rolin e drejtorit të përgjithshëm, duke përmendur “arsye personale dhe profesionale”.

Lexo: Njihuni me 3 këshillat që ju bëjnë “të dashuroni” punën tuaj

John Schnatter dhe Steve Ritchie në Papa John’s

John Schnatter u detyrua të hiqte dorë nga roli i tij si CEO pasi kritikoi publikisht komisarin e NFL Roger Goodell. Ai e konsideroi tepër të dobët qëndrimin e tij. Pasuar nga ish-presidenti dhe COO Steve Ritchie, Schnatter mbeti kryetar i bordit. Derisa, ai përdori një fjalim të egër në një telefonatë të kompanisë, vetëm gjashtë muaj më vonë. Nuk është për t’u habitur, marrëdhëniet midis dy prej kohësh janë thyer. Përveç ngritjes së padive të shumta kundër kompanisë së tij të mëparshme, Schnatter kishte fjalë të ashpra për zëvendësimin e tij, duke shkruar se “burimi i performancës së dobët të kompanisë është si rezultat I personit në krye”.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0