Në vitet e fundit është parë një nevojë me e madhe për të pasur trajnime në hoteleri. Hotelet që nga miratimi i ligjit për standartizimin dhe vendosjen e yjeve duket se po luftojnë për të qenë të denjë për yjet e vëna nga vetë ata. Sigurisht që e vetmja gjë që mund të përmirësojë gjendjen e tyre dhe që mund ti bëjë këto hotele të plotësojnë kriteret është trajnimi i stafit hotelier. Çdo ditë e më shumë shihet kjo nevojë për të zhvilluar strukturat akomoduese.
Cila është zgjedhja e duhur për një standart të lartë. Sigurisht, që trajnimi i stafit për të përmirësuar profesionalizmin e tij. Shpesh herë ndeshemi me problematika si: moskorrektësi nga ana e stafit, neglizhencë, klientë të pakënaqur,etj që përfundojnë duke na lënë review negative. Kjo gjë përkthehet më pas në dëmtim të imazhit të biznesit tuaj.
Lexo edhe: Çfarë duhet dhe nuk duhet t’i thoni stafit tuaj
Albacademy, me trajnues Rigers Rusi ofron për hotelet trajnime profesionale për të gjithë strukturën e hotelerisë. Këto trajnime janë krijuar për të ndihmuar punonjësit e hoteleve të mësojnë procedura efikase në punën e tyre, hapat për të gjithë stukturën hoteliere, procedurat e nevojshme që duhet të ndiqen nga secili punonjës dhe t’u ofrojë atyre një udhëzues gjithëpërfshirës mbi menaxhimin e hotelit.

Nëse ju jeni largpamës për biznesin tuaj dhe synoni që përmirësoni stafin tuaj në pikat që ka më shumë probleme, ky trajnim eshte i duhuri për ju. Standardi i hotelit tuaj përmirësohet vetëm me trajnimin e duhur të stafit.
Me një program të detajuar dhe professional, hotelet tani mund të ofrojnë shërbimin më të mirë për klientët e tyre.
Ky trajnim kombinon teorinë dhe praktikën, të gjitha të krijuara për t’ju dhënë aftësitë, njohuritë, besimin për të qënë të suksesshëm në fushën e Menaxhimit të Hoteleve.
Për t’u rregjistruar apo marrë më shumë informacion kontaktoni në:
info@albacademy.al
Ju mund të ndiqni edhe Rigert Rusi në rrjetet sociale:
https://www.instagram.com/rigersrusiofficial/
https://www.tiktok.com/@rigersrusiofficial/video/7142957914964249862?_r=1&_t=8d8QXf0nZrB
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto