Pse punëdhënësit nuk ua spjegojnë kandidatëve për punë pse u refuzuan? - Business Magazine Albania

Pse punëdhënësit nuk ua spjegojnë kandidatëve për punë pse u refuzuan?


Alison Green nga Inc.com u përgjigjet pyetjeve rreth çështjeve të punës dhe  menaxhimit, gjithçka duke filluar nga mënyra se si të merreni me një shef mikromenaxhues deri tek mënyra se si të flisni me dikë nga ekipi për erën e trupit.

Një lexues pyet:

Kohët e fundit kam pasur një intervistë të rëndësishme telefonike për një pozicion që isha vërtetë i emocionuar. Për shkak se menaxheri i punësimit do të dilte jashtë zyrës për pak kohë, po planifikonte të intervistonte disa kandidatë atë javë dhe pjesën tjetër kur të kthehej. Këtë mëngjes mora një e-mail ku më shpjegonte se gjatë kryerjes së intervistave, ai kishte identifikuar një kandidat, eksperienca profesionale dhe aftësitë teknike të të cilit ishin një përshtatje e jashtëzakonshme dhe prejardhja akademike në studimet dhe gjuhët ndërkombëtare, e bënte të përkryer për atë pozicion. E-maili vazhdonte duke më thënë se ata ia kishin ofruar vendin kandidatit dhe ai pranoi.

Sigurisht që jam i zhgënjyer sepse nga të gjitha intervistat që kam bërë vite më parë ky është i vetmi refuzim ikonservativ që kam marrë. Pyes veten se pse menaxherët e punësimit nuk kanë tendencë të shkruajnë refuzime më të menduara për kandidatët që kanë dhënë kohë dhe energji në intervistë.

Green shkruan:

Ka disa arsye pse punëdhënësit mbështeten në shënimet e refuzimit në vend që të shkruajnë letra të personalizuara për secilin kandidat, duke dhënë përgjigje të detajuara për refuzimin e secilit kandidat.

Së pari, punëdhënësit dërgojnë shumë letra refuzimi në përgjithësi. Ata mund të kenë qindra aplikantë për një rol të vetëm, çka është shumë për të shkruar letra të personalizuara. Edhe nëse sugjeroni të personalizoni këto shënime vetëm për finalistët, (pesë ose gjashtë vetë) shumëzuar potencialisht me dhjetëra role në muaj. Kur ke nevojë të komunikosh të njëjtin informacion pa pushim për shumë njerëz, ka kuptim të përdorësh letra formë. Mbase ato mund të jenë të ngrohta dhe të këndshme por në fund të fundit do të thonë të njëjtën gjë.

Së dyti, avokatët këshillojnë punëdhënësit që të mos jenë shumë specifikë në arsyet e refuzimit sepse mund të hapë rrugë për çështje ligjore. Për shembull, në qoftë se ju them se po kërkojmë një kandidat me më shumë përvojë në menaxhim, por më vonë unë marr një kandidat pa këtë përvojë (sepse më  nxiti në një mënyrë tjetër të ligjshme), mund të konkludoni se arsyeja e vërtetë që unë nuk ju kam marrë  ju ishte për shkak se jeni shtatëzënë ose një grua apo ndonjë çështje tjetër ligjore, për të cilën kompanisë time do t’i duhen kohë dhe para për t’u mbrojtur në gjykatë. Pra, avokatët shpesh preferojnë politikën “të themi asgjë”

Së treti, arsyeja mund të jetë e vështirë për t’u artikuluar. Ndonjëherë arsyeja është diçka e tillë:

-ti ishe mirë por jo e përkryer

-keni pasur aftësi të këqija sociale

-nuk keni komunikuar në mënyrë të qartë

-nuk keni qenë aq të zgjuar sa nevojitej për atë rol

-keni pasur referenca të vakëta

-ishit i ftohtë

-të gjitha llojet e arsyeve të tjera të vështira

Ju mund të mendoni se do të donit të dëgjoni atë lloj reagimi në mënyrë që të dini nëse diçka e tillë po ju shkakton problem! Por, intervistuesit nuk janë trajnerë të punës dhe nuk kanë kohë të investojnë për këtë gjë.

Pra, nëse ndonjëherë jeni refuzuar nga një punë ku keni pasur raport të fortë me intervistuesin tuaj, mund të provoni t’i kontaktoni ata dhe të kërkoni reagime. Ju nuk do ta merrni gjithmonë, por disa intervistues janë të gatshëm t’u përgjigjen kërkesave direkte për reagime, veçanërisht nëse përgjigjja është diçka relativisht e lehtë për t’u përcjellë.

Përktheu: Anxhela Haxhillari

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0