Pse po largohen nga puna gratë e suksesshme? - Business Magazine Albania

Pse po largohen nga puna gratë e suksesshme?

Pse po largohen nga puna gratë e suksesshme?

Të dhënat e fundit të punësimit në Shtetet e Bashkuara tregojnë një fenomen interesant: mes janarit dhe korrikut 2025, rreth 212 mijë gra dolën nga tregu i punës, ndërkohë që në të njëjtën periudhë rreth 44 mijë burra hynë në të. Ky ndryshim në prirje ngre pyetje mbi arsyet pse gjithnjë e më shumë gra profesioniste dhe të suksesshme po zgjedhin të shkëputen nga karriera e tyre.

“Power Pause”: Një zgjedhje e vetëdijshme

Shkrimtarja Issie Lapowsky, në një analizë të botuar nga New York Times, sjell një fenomen të ri të quajtur “power pause”. Kjo nënkupton vendimin e një grupi grash të arsimuara dhe me karriera të konsoliduara për të ndërprerë përkohësisht punën ose për të kaluar në orar të pjesshëm. Shumë prej tyre e shohin këtë si një zgjedhje personale për të kaluar më shumë kohë me fëmijët, për të nisur një biznes të tyre ose për t’u fokusuar në prioritete të tjera jetësore.Ky vendim nuk është i njëjtë me rastet kur gratë detyrohen të lënë punën për shkak të kostove të larta të kujdesit për fëmijët apo humbjes së vendit të punës nga shkurtime. Përkundrazi, bëhet fjalë për një zgjedhje të vetëdijshme dhe shpesh të bazuar në mundësitë financiare dhe mbështetjen që ato kanë.

Lexo edhe:”’De-banking”, kur llogaria juaj mund të mbyllet pa paralajmërim

Pandemia e Covid-19 luajti një rol të rëndësishëm në këtë prirje. Periudha e punës nga shtëpia, fleksibiliteti i shtuar dhe koha e kaluar me familjen bënë që shumë gra të rishikonin marrëdhënien e tyre me karrierën. Studimet tregojnë se pas pandemisë është rritur numri i grave që identifikohen si nëna shtëpiake ose që punojnë me orar të reduktuar nga shtëpia.

Një raport i McKinsey dhe LeanIn theksonte se në vitet e fundit kompanitë kanë humbur në nivele rekord drejtues gra, si nëna ashtu edhe jo-nëna, të cilat kanë vendosur të shkëputen nga korporatat tradicionale. Shumë nga gratë që kanë marrë këtë vendim pranojnë se ai nuk ka qenë i lehtë. Përveç dilemes personale, ekziston edhe shqetësimi për ndikimin që ky fenomen mund të ketë në përfaqësimin e grave në pozicione drejtuese apo në përpjekjet për diversitet në vendin e punës. Një pjesë e tyre shprehen se duan të gëzojnë frytet e punës së tyre dhe të investojnë kohë në jetën personale, edhe pse kjo nënkupton një pauzë në karrierë. Një pyetje e shpeshtë që ngrihet është nëse këto gra do të rikthehen në tregun e punës dhe si do të pritet ky rikthim. Koncepti i “power pause” nënkupton që ky ndërprerje të shihet si një periudhë rritjeje dhe jo si një pengesë për karrierën. Nëse shoqëria dhe kompanitë do ta pranojnë këtë si një hap strategjik, rikthimi i tyre mund të jetë më i lehtë dhe më i vlerësuar.

Fenomeni i grave që zgjedhin të largohen përkohësisht nga puna është kompleks dhe i shumëanshëm. Për disa, është një akt fuqizimi dhe rivendosje e prioriteteve personale; për të tjera, është një pasojë e vështirësive strukturore si kostot e kujdesit për fëmijët apo mungesa e mbështetjes. Çfarë mbetet e qartë është se pandemia i dha shumë gra mundësinë të imagjinonin një mënyrë tjetër jetese – dhe sot, një numër gjithnjë e më i madh po e ndjek këtë rrugë.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0