Pse njerëzit më produktiv e nisin ditën në orën 4 të mëngjesit - Business Magazine Albania

Pse njerëzit më produktiv e nisin ditën në orën 4 të mëngjesit

rutina e mengjesit

Produktiviteti i turnit të orës 4

Një raport i ri i publikuar në gazetën Wall Street thotë se ora 4 është ora më produktive e ditës. Arsyet që fshihen pas produktivitetit të kësaj ore janë:

• Shpërqëndrim minimal (si fëmijët apo puna) përpara se të lind dielli.

• Askush nuk është duke të dërguar mesazhe apo email.

• Nuk ka shumë për të parë në rrjetet sociale.

Produktiviteti si koncept nuk duhet të lidhet domosdoshmërisht me punën. Ky trend për të ruajtur këtë “orë të shenjtë” duket i nevojshëm për të të dhënë energjinë e nevojshme për të patur sukses gjatë pjesës tjetër të ditës – të kujdesesh për veten, të bësh ushtrime, të kalosh kohë me familjen, të rritesh dhe të lidhesh shpirtërisht me veten.

Më poshtë janë listuar ekzekutivët më të famshëm që thonë se ora 4 e mëngjesit është ora e duhur:

• Tim Cook: CEO i Apple e nis ditën në orën 3:45 të mëngjesit.

• Sallie Krawcheck: Shefi ekzekutiv i Ellevest shkruan: “Unë jam tepër produktiv në orën 4 të mëngjesit.”

• Richard Branson: Sipërmmarrësi miliarder në fakt zgjohet një orë më vonë, në 5 të mëngjesit, për të bërë ushtrime fizike dhe për të kaluar kohë me familjen. Ai thotë “ky orar më organizon shumë para se të filloj të merrem me biznes.”

• Michelle Gass: Ish-presidente e Starbucks EMEA (Europë, Lindje e Mesme, Rusi, Afrikë) dhe tani shef marketingu dhe polic konsumatorësh në departamentin e Kohl, e vendos alarmin në orën 4:30 për të nisur vrapin.

• David Cush: CEO i The Virgin America zgjohet në 4:15 të mëngjesit për të telefonuar bashkëpunëtorët në Bregun Lindor (East Coast), më pas ai dëgjon radiot sportive, lexon gazetën dhe shkon në palestër.

Por ka një kompromis. Të zgjohesh në agim do të thotë dhe të flesh herët – shumë herët. Kjo do të thotë më pak kohë për rrjetet sociale me miqtë apo për ndeshjen e rradhës.

Peter Shankman, një sipërmarrës 44 vjeçar dhe folës bazuar në atë çfarë New York City thotë në gazetën Wall Street, “Unë jam i lodhur, por në një mënyrë të mirë, që do të thotë unë nuk do të kem energji për të bërë diçka idiote si për shembull të ha dy kile akullore Ben & Jerry’s ne 10 të natës.”

/Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0