Pse mirënjohja ndaj anëtarëve të ekipit tuaj është kritike për suksesin tuaj - Business Magazine Albania

Pse mirënjohja ndaj anëtarëve të ekipit tuaj është kritike për suksesin tuaj

mirënjohja

Udhëheqësit më të mirë e dinë se është thelbësore të pranosh kontributet e ekipit tënd. Ja pse.

NGA KALE GOODMAN

Udhëheqësit e mëdhenj të ekipeve me produktivitet të lartë njohin një komponent thelbësor të ndërtimit të ekipit: mirënjohjen ndaj të tjerëve. Dhënia e mirënjohjes njerëzve që meritojnë jo vetëm që do të ngrejë lart kulturën e një ekipi, por do të rrisë prodhimin dhe performancën e ekipit. Është aq e thjeshtë sa tingullon, por nuk është gjithmonë e lehtë ta përfshini këtë praktikë në zakonet dhe veprimet tuaja të përditshme ndërsa punoni me ekipin tuaj.

Ju mund ta keni përjetuar këtë në karrierën tuaj – njerëzit e vërejnë shpejt kur nuk i përmbushni pritshmëritë, por nuk arrijnë të dallojnë të gjitha rastet kur ju jeni duke performuar mirë dhe duke i kushtuar përpjekje dhe kohë detyrave tuaja. Është dekurajuese dhe gjithashtu zvogëlon motivimin tuaj për të punuar më shumë dhe për të provuar veten.

Si ta bëni vlerësimin pjesë të rutinës suaj të përditshme

Ndonjëherë është e vështirë të përqendrohemi në ngritjen e të tjerëve kur jemi të fokusuar në  marrjen e meritave tona dhe ndonjëherë e vendosim atë mbi dhënien e meritave të tjerëve.

Udhëheqësit kanë mësuar të lënë mënjanë etjen e tyre të pashtershme për vlersime dhe mirënjohje, sepse ata janë në lojë për fitimet afatgjata. Ata e shohin pamjen e madhe dhe ky sukses varet nga lojtarët e tjerë të ekipit që janë të motivuar, të përkushtuar dhe të investuar në ekip po aq sa ju. Por si mund të futemi në këtë mentalitet për të ngritur vazhdimisht të tjerët?

  • Bëhuni një dëgjues aktiv.
    Përqendrohuni në bisedat tuaja dhe bisedat që po bëjnë të tjerët. Për çfarë krenohen? Cilat janë shqetësimet e tyre? Në çfarë çështjesh e kaluan pasditen për të kuptuar se si t’I zgjidhin? Me cilët klientë apo projekte të vështira po punojnë? Duke qenë një dëgjues aktiv, do të keni mundësi të panumërta gjatë ditës për të dëgjuar sukseset e anëtarëve të ekipit tuaj dhe për të vënë në qendër të vëmendjes fitoret e tyre, pavarësisht sa të mëdha apo të vogla.
  • Jini specifik me fjalët tuaja.
    Ndose të gjithëve na pëlqen të dëgjojmë “punë e mirë”, komplimenti mund të duket i pakuptimtë dhe i përgjithshëm. Nëse dikush ka kapur një gabim në një projekt klienti ose ka bërë një prezantim të plotë për ekipin, jini specifik në lëvdatat tuaja për ta. Kjo jo vetëm që kërkon ndershmëri për të qenë të sinqertë me fjalët tuaja, por kërkon praktikë. Identifikoni taktika të veçanta ose mendime krijuese që ata kishin gjatë procesit të tyre dhe nënvizoni arsyet e qarta që kontribuan në performancën e tyre. Ata do të ndihen të vënë re dhe do të dinë se fjalët tuaja janë autentike.
  • Përqendrohuni në atë që ata janë të mirë përpara se të fokusoheni në atë që u mungon.
    Nëse dikush ka performancë të dobët në ekipin tuaj, është e lehtë të ktheni vëmendjen tuaj te detyrat që nuk po arrijnë t’i përmbushin. Përpara se t’i kritikoni ose të jepni reagime të menjëhershme se si mund të përmirësohen, së pari përqendrohuni në atë që ata po arrijnë ose po performojnë mirë, edhe nëse detyrat janë të vogla ose pjesë e detyrave të tyre të mëdha. Ndërtoni vetëvlerësimin e tyre me atë që po bëjnë mirë dhe kjo rritje e vetëbesimit mund të përhapet në zonat ku ata nuk kanë performancë të mirë. Kur njerëzit ndihen sikur pikat e tyre të forta theksohen para dobësive të tyre, ata do të ndjejnë siguri më të madhe kur kalojnë në detyra më sfiduese.

Si ju ndihmon mirënjohja ju dhe ekipi juaj?

Na është thënë që t’i ngremë të tjerët gjatë gjithë jetës sonë, që fëmijë apo edhe në ekipe sportive dhe aktivitete të tjera kur rritemi, por mund të jetë e vështirë të dallohen mënyrat e matshme që fjalët e njohjes ndihmojnë produktivitetin dhe biznesin tuaj. . Përhapja e mirënjohjes mund t’ju ndihmojë ju dhe ekipin tuaj në mënyra të ndryshme:

Lexo: Katër ‘soft skills” të dobishme për çdo pozicion pune

  • Ajo rrit qëndrimin e punonjësve në kompani. Le ti lëmë mënjanë të gjithë faktorët e tjerë, nëse dikush ka zgjedhjen midis qëndrimit në një vend pune ku ai inkurajohet dhe vlerësohet vazhdimisht, kundrejt qëndrimit në vende ku sukseset e tij rrallë pranohen, ata do të zgjedhin në vendin e punës të mirënjohjes çdo herë. Punonjësit duan të qëndrojnë në një ekip ku ndihen të mbështetur, dëgjuar dhe parë. Mirënjohja e anëtarëve të ekipit për fitoret e tyre gjithashtu mund t’u japë atyre guximin të flasin nëse kanë nevojë për ndihmë shtesë ose madje të pranojnë një gabim dhe të marrin masa korrigjuese për ta rregulluar atë, duke shmangur çështje më të rëndësishme ose humbje financiare në të ardhmen.
  • Ajo rrit punën dhe bashkëpunimin tuaj në grup. Krijimi i një kulture biznesi për të ngritur njëri-tjetrin dhe për të theksuar pikat e forta të njëri-tjetrit, do të rrisë marrëdhëniet ndërpersonale në një ekip. Secili anëtar i ekipit ndihet sikur po mbështetet nga tjetri, gjë që rrit punën ekipore dhe bashkëpunimin mes të gjithëve. Punonjësit janë më të angazhuar dhe të gatshëm të shkojnë më lart dhe përtej nëse mendojnë se organizata e njeh vlerën e tyre dhe feston rritjen e tyre.
  • Duke i njohur të tjerët, ata ju njohin juve. Mbushni gotat e të tjerëve dhe ata do të mbushin tuajat. Njohja nuk është përjashtim nga ligji i reciprocitetit – Kur e pranoni që të tjerët po bëjnë mirë, ata do të bëjnë të njëjtën gjë për ju. Gjasat janë që ata ndoshta do të fillojnë t’ua bëjnë këtë edhe të tjerëve në ekip. Fjalët ngritëse janë më të lehta për t’u dhënë kur i merrni rregullisht, por ndonjëherë duhet të jeni ju ai që do ta fillojë atë cikël. Kur të tjerët ju ngrenë dhe shpallin fitoret tuaja, ata mund të dëshmojnë për aftësitë tuaja më vonë, nëse jeni duke biseduar një klient të ri ose jeni duke kaluar në një rol më të paguar.

Të gjitha gjërat e mëdha ndërtohen me ekipe kohezive; asgjë nuk e shkatërron një ekip më shpejt se ata që duan meritat për gjithçka. Ngrini njerëzit për atë që po bëjnë në vend që të tregoni shpejt atë që nuk po bëjnë, dhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë për ju. Ju duhet ta bëni atë së pari dhe ta bëni vazhdimisht për të krijuar një mjedis fitues për biznesin tuaj. Nëse bëheni një theksues i aftësive të të tjerëve, do të filloni një kulturë njohjeje ku të gjithë do të marrin pjesë, duke çuar në produktivitet dhe sukses më të madh.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0