Pse Jeff Weiner po tërhiqet pas 11 vjetësh nga LinkedIn

Pse Jeff Weiner po tërhiqet pas 11 vjetësh nga LinkedIn


Drejtori i Përgjithshëm i LinkedIn Jeff Weiner, po tërhiqet pas 11 vitesh në krye të kompanisë së njohur profesionale të rrjeteve sociale në pronësi të Microsoft.

Ai do të zëvendësohet në qershor nga Ryan Roslansky, një nënkryetar i lartë i cili ka qenë në LinkedIn përpara se Microsoft t’a fitonte atë për 26 miliardë dollarë në 2016.

Lexo: Letra e Jeff Weiner drejtuar punonjësve të LinkedIn në të gjithë botën

“Njëmbëdhjetë vitet e fundit kanë qenë përvoja më e madhe profesionale e jetës sime dhe asnjë prej tyre nuk do të ishte e mundur pa ju, anëtarët tanë,” tha Weiner në një postim në blog të mërkurën, duke shtuar, “Megjithë shkallën dhe ndikimin që kemi arritur deri më tani, ende ndjehet si në shumë aspekte që ne sapo kemi filluar “. Weiner tha, që ai kishte diskutuar planin e tij për t’u larguar, që prej verës së kaluar. Weiner do të marrë një rol të ri si kryetar ekzekutiv i LinkedIn.

“Pavarësisht se tani arrijnë mbi 675 milion anëtarë, duke punësuar mbi 16,000 njerëz dhe duke gjeneruar $ 7.5 bilion  të ardhura, në shumë aspekte ndjehet sikur LinkedIn po zhvillohet,” tha Weiner.

Lexo: 7 këshilla për të krijuar përmbajtje që tërheq në LinkedIn

Weiner tha se Roslansky ishte i punësuari i tij i parë pasi ai u bashkua me LinkedIn në 2008 dhe luajti një rol kryesor në ndërtimin e produkteve të LinkedIn’s marketing, programin e tij “Influencer” dhe platformën e tij botuese. Ai gjithashtu ndihmoi në drejtimin e blerjes së faqes së arsimit në internet Lynda dhe LinkedIn me Microsoft.

Burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0