Pse Jeff Bezos nuk beson në balancën punë-jetë?

Pse Jeff Bezos nuk beson në balancën punë-jetë?


Ai nuk është fans i multitasking (të bërit shumë gjëra njëkohësisht).

CEO i Amazon Jeff Bezos së fundmi ka ndarë disa këshilla të domosdoshme gjatë një bisede me vëllain e tij më të vogël Mark, në Summit Series në Los Angeles.

Bezos, tashmë njeriu më i pasur në botë, rrezikoi kur nisi monstrën që tani quhet Amazon. Ai punonte si inxhinier software në Wall Street, dhe në vitin 1994 ai e la punën për të ndërtuar kompaninë e tij.

Lexoni: Cili është sekreti i suksesit të madh të Amazon? Këto janë tre principet që Jeff Bezos i çmon si më të rëndësishme

Por Bezos nuk dëshironte të kthehej prapa duke pyetur veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do ta ndiqte vizionin e tij: “Mënyra më e mirë për të menduar për të ishte duke e projektuar jetën përpara moshës 80 vjeç,” tha ai.

Ai donte të merrte një vendim i cili do të minimizonte pendesat e mia. “Ti nuk do të koleksionosh pendesat në jetë,” tha ai, duke shtuar se nëse projekti i tij do të dështonte, “Unë do të isha shumë krenar kur të isha 80 vjeç, vetëm për faktin se u përpoqa dhe e realizova atë ide.”

Dhe për dikë që kryeson një platformë të ndërtuar në internet, Bezos është konfuz për mënyrën se si ai e përdor telefonin e tij. Vëllai i tij Mark vuri re se Jeff “rrallë herë hutohet nga telefoni i tij”. “Kur jam në një darkë me miqtë apo familjen, më pëlqen të bëj çdo gjë që po bëj, nuk më pëlqen të bëj shumë punë njëkohësisht”, tha Bezos.

Lexoni: Këto janë 4 armët që përdor Jeff Bezos për të mundur konkurrencën

Diçka tjetër që Bezos nuk i pëlqen: ideja e ekzistencës së një balance punë-jetë. Bezos e ndau këtë ndjesi me Thrive Global para një viti, ku shkruante, “Unë mendoj se harmonia punë-jetë është një stukturë e mirë. Preferoj fjalën ‘harmoni’ në vend të fjalës ‘balancë’ sepse balanca ka tendencën të imponojë një raport strikt dhe të ashpër. Ai i përsëriti këto deklarata në Samit, duke i treguar vëllait të tij se duke qenë një bashkëpunëtor i vlefshëm, ai e bën jetën e Bezos më të mirë jashtë zyrës, dhe anasjelltas: “Nëse jam i lumtur në shtëpi, kjo më bën një punonjës më të mirë, një shef më të mirë”.

/ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0