Pse është mirë që biznesi të ketë një grua në krye

Pse është mirë që biznesi të ketë një grua në krye


Koha e ka provuar që vënia e grave në role të larta drejtuese është e mirë për biznesin. Një studim i ri nga S&P Global Market Intelligence zbuloi që ndërmarrjet publike me gra CEO ose CFO shpesh ishin më fitimprurëse dhe prodhuan performancë më të mirë të çmimeve të aksioneve, sesa shumë prej kompanive që kishin emëruar burra në ato role.

Dy vjet pas emërimit të një Drejtori Ekzekutiv femër, kompanitë u perceptuan nga investitorët si më pak të rrezikshme, zbuloi studimi. Dhe kompanitë panë rritje të vlerës së tyre të aksioneve. Kompanitë me CEO gra u perceptuan gjithashtu si më pak të rrezikshme nga investitorët dhe ishin më fitimprurëse. Studimi zbuloi se kompanitë që drejtohen nga femrat gjenerojnë më shumë fitime sesa mesatarja që duhet të gjenerojë një kompani. Diversiteti gjinor në bord gjithashtu është përmirësuar. Studiuesit zbuluan se kompanitë që caktuan një CEO femër kishin më shumë femra në staf sesa mesatarja normale.

Lexo: Gratë shqiptare në biznes, rrugëtim i vështirë mbijetese dhe suksesi

Drejtueset gra mund të jenë të një standarti më të lartë.

Pse gratë CEO dhe CFO e bëjnë punën kaq mirë? A i kryejnë punët ndryshe nga homologët e tyre meshkuj?

Studimi analizoi gjuhën e përdorur në biografitë e drejtuesve të sapo emëruar, veçanërisht fjalët kyçe që pasqyrojnë arritje, arsim dhe tipare personale të lidhura me suksesin, fjalë si produktiviteti apo teknologjia. Studiuesit e S&P sugjerojnë se kjo mund të nënkuptojë që atributet e zakonshme të shkaktojnë sukses midis burrave dhe grave, por që bordet i mbajtën gratë CEO dhe CFO në një standard më të lartë se burrat para punësimit të tyre. Ose, e thënë ndryshe, bordet punësojnë burra shumë më shpesh, edhe pse disa nga burrat që ata emërojnë nuk janë domosdoshmërisht aq të kualifikuar sa disa kandidate gra, siç sugjerohet nga performanca më e mirë e grave drejtuese në studimin e S&P.

“Raporti i lartë mashkull-femër i drejtuesve në pozicione C-suite e mbështet këtë premisë. Të jesh më selektiv me të emëruarit femra do të thotë që bordi i drejtorëve mund të kalojë një femër më të kualifikuar në favor të një mashkulli më pak të kualifikuar”, thonë studiuesit.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0