Gratë shqiptare në biznes, rrugëtim i vështirë mbijetese dhe suksesi - Business Magazine Albania

Gratë shqiptare në biznes, rrugëtim i vështirë mbijetese dhe suksesi



Nga Zëri i Amerikës

Gratë në Shqipëri, si një pjesë e rëndësishme e shoqërisë me ndikim në zhillimet ekonomike dhe sociale, kanë bërë një rrugëtim të vështirë drejt mbijetesës dhe suksesit. Një prej sfidave mbeten bizneset që ndërtohen dhe drejtohen prej tyre. Afro 35% e binzeseve në vend kanë gratë në krye, që nga sektori i shërbimeve dhe deri tek prodhimi.

Ekspertët mendojnë se ato përballen me më shumë vështirësi se burrat në këtë fushë edhe pse problemet mund të jenë të njëjta, që nga korrupsioni në dogana dhe tatime, konkurenca e pandershmme dhe informaliteti. Ministria e sipërmarrjes, e para e këtij lloji në Shqipëri që prej 2017-ës ofron disa lehtësira për gruan në biznes, duke marrë në konsideratë ankesat e ketij grup interesi.

Sipërmarrja e grave në Shqipëri ka rolin e saj në zhvillimin ekonomik, pasi gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit, ndaj dhe ecuria e tyre ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit thonë ekspertët e kësaj fushe. Përfaqësues të shoqatës së grave sipërmarrëse mendojnë se politika dhe qeveritë e pas 90-ës punuan shumë pak për këte grup interesi.

Flutura Xhabija Shoqata “ Gratë profesioniste, afariste dhe zejtare” thotë se “Pas viteve ’90, me problemet e mëdha të varfërisë, ato që kapërcyen të parat ishin gratë. Kanë kapërcyer varfërinë. Mendoni një njeri pa punë. Mendoni një njeri që rrit fëmijët. Me çfarë do të kapërcente. Dhe gratë ja dolën”- pohon Zonja Xhabija.

E megjithë vështirësitë e shumta, në një shoqëri patriarkale, ku problemet ekonomike rrijnë pezull më së shumti të pazgjidhura, ekspertët vënë re se ka një trend pozitiv të ecurisë së bizneseve që drejtohen nga gratë në këto 28 vite.

Zonja Xhabija pohon se përqindja e bizneseve që drejtohen nga gratë ka ardhur në rritje- “Ka qenë 21% më herët, tani është 33%, pa përfshirë gratë fermere 3%. Dalngadalë balanca po ndryshon. Artizanet po marrin shumë peshë” sqaron ajo.

Vëzhgues të rregullt të ekonomisë në vend e shohin ivestimin e gruas në disa drejtime por më së shumti në atë që quhet biznes i vogël, pra familjar.

Dr.Aelita Mani, Shefe e Dep. “Administrim biznesi”, Universiteti “Luarasi” shpjegon se bizneset që drejtohen nga gratë kanë nisur fillimisht si sipërmarrje të vogla dhe të mesme, duke filluar nga biznesi individual. –

“Shumë pak i gjejmë në formë juridike, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Këto biznese përfshijnë nga sallonet e bukurisë deri tek aktivitete të natyrës kryesisht të shërbimit ndaj konsumatorit, dhe shumë pak në prodhim”vijon Zonja Mani.

E megjithatë mund të mos ja kenë dalë të gjitha, por 37 gra renditen si drejtuese mes 200 bizneseve të mëdha sot. Për herë të parë që prej 2017-ës ka dhe një Ministri të sipërmarrjes e cila drejtohet nga një grua.

Sonila Qarto, Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, shpjegon se institucioni që ajo drejton, synon ta mbështesë gruan në përgjithësi, sidomos duke e aftësuar atë për kualifikime dhe trajnime.-

“Dhe paketa e fundit fiskale e miratuar në parlament ishte një paketë që promovon jashtëzakonisht shumë vetëpunësimin përmes biznesit të vogël”- sqaron zyrtarja e qeverisë.

Por rrugëtimi i grave drejt mbijetesës apo suksesit në sipërmarrje, ka më shumë vështirësi se ai i burrave, edhe pse ato janë të ekspozuara njësoj përballë problemeve si korrupsioni apo informaliteti dhe konkurenca e pandershme.

Dr.Aelita Mani, Shefe e Dep. “Administrim biznesi”, Universiteti “Luarasi” mendon se problemet që shkaktohen vijnë nga doganat, korrupsioni në to, korrupsioni në tatime dhe presioni.

Drejtuesja e sipërmarrjes me punime artizanale,”Një mar një mrapsh” të mbledhura nga mbi 250 gra dhe vajza nga e gjithë Shqipëria Manjola Lloja.. ka eksperiencën e saj të hidhur në raport me bashkpunimin me shtetin.

Manjola Lloja drejtuese e “Një mar një mrapsht” pohon –“Ne funksionojmë në një menyrë të ndryshme, tatimet nuk arrijnë të na klasifikojnë Na japin zgjidhje që na sorollasin, që na ngatërrojnë dhe pastaj ajo që ndodh është, që dy punonjës tatimesh fshihen pas pemës përballë dyqanit tend dhe mezi presin që të të zënë gabim. Shteti të mos na ndihmojë, por të mos na pengojë”- shpjegon ajo me shqetësim.

Flutura Xhabija Shoqata “ Gratë rofesioniste, afariste dhe zejtare”, duke mbështetur Zonjën Lloja shkon më tej kur sqaron se ku qëndron diskriminimi ndaj gruas në binzes-“ Ka disa diskriminime, në çfarë? Në politika fiskale, në informacionin e shpejtë, në pjesmarrjne në tendera.

Edhe Zonja Mani, vëzhguese e rregullt e zhvillimeve ekonomike në vend, Pedagoge në Universitetin Luarasi, e përforcon këtë konstatim. “Gratë janë më pak përfituese, më të diskriminuara, kjo dhe për shkak të besimit, për shkak të formës së organizimit të biznesit të tyre, të numrit të punësimeve, të xhiros vjetore, janë më pak të mbështetura, më të paragjykara dhe më të brishta ndaj shantazhit”-pohon Znj. Mani.

Ministrja për mbrojtjen e sipërmarrjes Sonila Qato ka një përgjigje të qartë për këto shqetësime. Ajo shpjegon – “Tek zyra që unë drejtoj, gratë në biznes kanë gjetur një aleate shumë të mirë edhe për faktin se jam grua dhe përpiqem që mirkuptoj aktivtetet e tyre dhe t’u qëndroj pranë në zgjidhjen e çështjeve apo të konflikteve që mund të kenë me administratën”- sqaron Ministrja e shtetit Qato.

Ekspertët ndërhyjnë me propozime konkrete, se ku shteti mund t’i vijë në ndihmë gruas në biznes.

Dr. Aelita Mani mendon se ndihma duhet të konsistojë në politika fiskale për taksat, se do ta ndihmonte për të nxitur, politika fisale për t’u mbështetur me kredi apo grante dhe në rastet kur ato nuk kanë tituj pronësie.

Ky qëndrim mbështetet edhe nga Flutura Xhabija që drejton prej më shumë se dy dekadash një shoqatë të grave afariste dhe zejtare. “Shteti duhet t’i kthejë sytë nga gratë dhe në dhënien e fondeve dhe të granteve, të mos vendosë përqindje, por të pyesë gratë janë prezenet këtu?-sqaron Znj. Xhabija.

Këtyre shqetësimeve Ministrja e Shtetit Sonila Qato i përgjigjet duke nënvizuar një prej prioriteteve konkrete te qeverise, që fokusohet tek gruaja në zonat rurale. “Së pari për të mundësuar aftësimin e tyre për t’u paguar. Së dyti për t’u dhënë mundësi grave, të konkurojnë edhe në fondet e IPART-it, që janë hapur së fundi, apo dhe në subvencionime të tjera që qeveria bën në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimit”-pohon Znj. Qato.

Një fushë konkurimi i hapur mbetet dhe turizmi. Aty gratë e shohin veten larg resorteve në investim dhe vijnë në formën e tyre origjinale me punime artizale dhe gatime tradicionale, pak të mbështetura deri tani.

Manjola Lloja drejtuese e biznesit “ Një mar një mrapsht” duke u përpjekur të shpjegojë prioritetet e qeverisë në fushën e turizmit thotë se ne nuk do e mundim bëtën me resorte, sepse janë tejkaluar këto nga vende me turizëm mjaft të zhvilluar në këtë drejtim.

“Ne do ta mundim botën me gjërat tona të vogla. Njerëzit mund të vijnë në Shqipëri edhe për të parë se si prodhihet një qeleshe, sepse nuk kanë ku e shohin më. Dhe në pazarin e Krujës mund ta shohin. Mund të shohin në Shkodër në familjen Mjeda, një punishte me tezgjah, ku ato gratë e prodhojnë pëlhurën duke i rënë dërrasave me këmbë” sqaron Znj. Ljoja.

Ministrja e sipërmrrajes Sonila Qato rendit në këtë kuadër disa nisma të qeverisë dhe organizata të ndryshme që mbështetin gruan-“ Këtu përmendim inistitucionin e Aida-s e cila ka mbështetur qindra gra financiarisht në nisje të biznesit të tyre, Kemi dhe UN WOMEN me grante të dedikuara për gruan në sipërmarrje apo dhe UNDP që konkretisht fokusohet në kualifikimin e grave”-vijon Znj, Qato.

Dhe në fund gratë thërrasin gjithmonë entuziazmin dhe shpresën për të ecur para, sepse dinë cfarë duan të arrijnë dhe se çfarë duan të harrojnë….

Flutura Xhabija thotë me krenari se gratë nuk qahen kollaj. “Vështirësitë harrohen kur arrihet suksesi”- thotë ajo me optimizëm.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0