Pse është i rëndësishëm humori në vendin e punës? - Business Magazine Albania

Pse është i rëndësishëm humori në vendin e punës?


Nuk është zbuluar askush deri më sot që në një formë apo tjetër nuk e vlerëson humorin. Sigurisht, ne mund të ndryshojmë nga mënyra se si e perceptojmë dhe marrim humorin, por një e qeshur e përbashkët është një nga përvojat më të mira.

Lexoni: Sipas një studimi, njerëzit me humor janë më inteligjentë

Gjithmonë filloni me diçka për të qeshur

Të gjithë e dimë se kur bëjmë një prezantim duhet të gjejmë mënyra për të tërhequr vëmendjen e njerëzve menjëherë dhe e mira është që të fillojmë me diçka për të qeshur. Nuk pritet që të jemi komedianë, por duhet të sajojmë diçka që ta bëjmë prezantimin sa më atraktiv.

Humori është diçka që shumica prej nesh përdorin dhe e shijojnë instinktivisht, por ka shumë kërkime shkencore që konfirmojnë atë që na thonë këto impulse natyrore: humori është i mirë për ne. Psikologët Herbert Lefcourt dhe Rod Martin ishin ndër të parët që provuan se njerëzit e stresuar me një ndjenjë të ndjeshme humori ishin më pak të depresionuar dhe të shqetësuar sesa ata në të cilët humori ishte më pak i zhvilluar.

Madje edhe e qeshura rrit nivelet e beta-endorfinës, që na bën të ndihemi mirë dhe të hormonit të rritjes, që ndihmon në mirë funksionimin e sistemit imunitar.

Por a ka të bëjë kjo me të thënit thjesht një shaka? Sigurisht që jo.

Robert Provine, një psikolog nga Universiteti i Merilendit, zbuloi se ne qeshim më së shumti kur flasim me miqtë tanë. Në vend të shakave, ne ndajmë me njëri tjetrin deklarata dhe komente që, në sipërfaqe, nuk duket të jenë qesharake fare dhe shpesh shkojnë përtej kufijve të asaj që mund të konsiderohet “e përshtatshme”. Ashtu si kreativiteti, humori shpesh vepron më mirë kur shkel atë që konsiderohet të jetë norma.

Humori është një nga format tona më të rëndësishme të shprehjes emocionale. Është një sjellje sociale që zbulon se kush jemi me të vërtetë, të paktën kur ndodh spontanisht. Kjo i lejon njerëzit të dinë se ne i pëlqejmë ata dhe i kuptojmë ata, duke na mundësuar që të ndërtojmë dhe të ushqejmë marrëdhëniet midis hierarkive dhe madje edhe ndarjeve kulturore.

Humori ka shumë kuptim në biznes

Kjo është arsyeja pse e shohim si thelbësor në një ambient pune. Ne shpenzojmë aq shumë nga jeta jonë atje dhe pse mos ta shprehim veten në një mënyrë autentike? Me siguri, shkenca e mbështet këtë gjithashtu, sepse shumë studime kanë treguar se humori mban larg humbjen e kohës dhe shkatërrimin e produktivitetit si dhe i jep më shumë kuptim bisedave në vendin e punës.

Si fillim na inkurajon që të bashkëpunojmë, të na japi motivim dhe të na ndihmojë në fitimin energjive. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se kjo është shenjë e një lideri të suksesshëm: kur përdoret në mënyrë efektive, ajo sinjalizon besimin, kompetencën dhe statusin e lartë. Për më tepër, në vendet e punës ku humori ndahen hapur, kultura priret të jetë ajo që inkurajon njerëzit të jenë vetëvetja dhe rezultati është një forcë punëtore më besnike dhe produktive.

Lexoni: 5 Zakonet e përditshme që krijojnë stabilitet mendor

Përparime të mahnitshme në teknologji, si ato që dalin nga revolucioni i katërt industrial, ofrojnë më shumë mënyra për t’u lidhur me njerëzit e tjerë sesa kurrë më parë, por nëse nuk jemi të kujdesshëm, ato mund të shërbejnë për të zhdukur lidhjet. Fakti që po i shtojmë aftësitë njerëzore duke përdorur inteligjencën artificiale, do të thotë se shumë prej “marrëdhënieve” tona të ardhshme të reja do të jenë gjithnjë virtuale.

Në të njëjtën kohë, mediat sociale i kanë dhënë kujtdo me një lidhje interneti një platformë për komentet negative dhe keqdashëse si dhe një histori të dukshme në internet.

Me kaq shumë incidente në internet dhe ballë për ballë që kanë origjinën e tyre në shaka apo keqkuptime, së bashku me një shoqëri që po bëhet më e rrezikshme dhe paragjykuese, të gjitha këto gjëra të kombinuara mund të ndihmojnë në nxitjen e një faktori frike (ose atë çfarë është quajtur “spirale e heshtjes”), ku njerëzit bëhen gjithnjë e më ngurrues që të shprehin lirisht veten në punë.

Natyrisht ndonjëherë “frika” është krejtësisht e përshtatshme – është si një rrjetë sigurie që na ndalon të lëndojmë ndjenjat e dikujt ose ta izolojmë veten. A nuk do të ishte e tmerrshme që si rezultat humori të zhdukej nga vendet tona të punës? Shumë organizata të mëdha duket se kanë kuptuar se ka një problem dhe po punësojnë konsulentë humori për të ndihmuar në rregullimin e saj.

Një gjë është e sigurtë; pasi organizatat e gjejnë veten të zhytur në luftën globale për talentin, arma më e mirë në dispozicion të tyre ka shumë të ngjarë të jetë fuqia punëtore e tyre aktuale. Kjo do të thotë se çështjet në lidhje me angazhimin dhe bashkëpunimin e punonjësve do të marrin një rëndësi edhe më të madhe në vitet e ardhshme, nëse kompanitë duan të tërheqin dhe mbajnë njerëzit më të mirë. Ata që janë në gjendje të motivojnë punonjësit për të shijuar kohën e tyre në punë do të kenë një shans më të madh për sukses dhe besoj se humori do të jetë faktori kyç.

Lexoni: Filozofia japoneze 5S mund të përmirësojë rutinën tuaj

Pra, si mund ta mposhtim faktorin e frikës pa pasur nevojë të telefonojmë konsulentët e humorit?

Këtu janë disa këshilla:

1. Mbani humor të përshtatshëm

Në Francë, është mjaft e zakonshme të qeshësh me njerëzit kur ata bëjnë apo thonë diçka “idiote”. Dhe shpesh gjëja më qesharake për të thënë është diçka që duket plotësisht përtej kufijve të duhur. Çështja është që të jeni të vetëdijshëm se kush jeni dhe të dini se si do të ndikojë komenti juaj tek të tjerët.

2. Bazoni humorin tuaj në qëllimet e mira

Qëllimi është për të qeshur bashkë me dikë, jo për të qeshur me të. Gjëja më e rëndësishme është që mos ketë keqdashje në shakatë tuaja.

3. Jini të përgatitur për të qeshur me veten (dhe të jeni vetëvetja)

burimi: weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0