Pse duhet të zhvilloni inteligjencën tuaj emocionale? - Business Magazine Albania

Pse duhet të zhvilloni inteligjencën tuaj emocionale?


Inteligjenca emocionale – shkalla në të cilën ne kuptojmë dhe ndikojmë në emocionet tona dhe ato të të tjerëve – është vetë thelbi i njerëzimit tonë. Pra, është aftësia që të mos jemi të vrazhdë.

Ne nuk e zhvillojmë atë duke lexuar një libër apo duke i modeluar të tjerët për ne. Ajo formohet nga një jetë e e mbushur me eksperienca individuale. Është një shenjë e eksperiencës, duke krijuar marrëdhënie që kanë rëndësi.

Lexoni: Facebook, Cambridge Analytica dhe ana e errët e inteligjencës emocionale

Në përgjithësi, dekadat e inovacioneve teknologjike e kanë bërë jetën tonë më të lehtë, por na kanë mundësuar gjithashtu që të kemi një inteligjencë shumë të ulët emocionale. Tani mosha dixhitale, na kërkon që çdonjëri prej nesh ta përmirësojë atë sa më shpejt.

Ja cilat janë arësyet dhe si mund ta arrijmë atë.

Së pari tregoni respekt ndaj inteligjencës artificiale

Ashtu si mendimi i njeriut, IA është një pasqyrim i yni – qoftë për mirë apo për keq. Asistentët e bisedave si Siri dhe Alexa janë “të mësuar” nga të gjithë ne, jo vetëm nga zhvilluesit e IA.

“Dihet që në komunitetin e teknologjisë njerëzit thonë gjëra të tmerrshme për këta asistentë. Nëse do t’i dëgjonit do të habiteshit,” shpjegon Mary Czerwinski, menaxher i hulumtimit të grupit kërkues Visualization and Interaction (VIBE) në Microsoft.

“Ajo që na shqetëson është se fëmijët që përdorin Alexa, për shembull, për të bërë detyrat e shtëpisë ose për të bërë ndonjë shaka – nuk mund të kontrollohen – dhe asistentët artificialë mund të modelojnë sjellje vërtet të varfëra (bazuar në atë që mësojnë nga të rriturit),” thotë Czerwinski.

Përgjegjësia jonë kolektive për të mësuar asistentët artificialë se si të përgjigjen ose të demonstrojnë një reagim emocional është në thelb një akt i prindërimit global. Ne duhet të modelojmë një sërë emocionesh dhe bisedash kur angazhohemi në biseda IA dhe duhet të flasim me ta me respekt, në të njëjtën mënyrë që përpiqemi të bëjmë me fëmijët tanë dhe madje edhe me bashkëpunëtorët tanë.

Lexoni: Këto tri pyetje do t’ju rrisin inteligjencën emocionale

Pra, çfarë do të thotë të zhvillosh inteligjencën emocionale?

Përqafimi i inteligjencës tonë emocionale përfaqëson mënyrën se si ne komunikojmë. Dhe mënyra se si ne komunikojmë mëson inteligjencën artificiale se çfarë do të thotë të jesh human. Është e vlefshme që ne të gjithë të bëjmë më mirë.

Aplikimi i ndjeshmërisë dhe zhvillimi i inteligjencës tonë emocionale janë thellësisht personale. Është e palogjikshme të presësh që një ekip apo individ të pasqyrojnë të njëjtën sjellje me shefin e tyre. Në thelbin e saj, inteligjenca emocionale nuk mësohet, por fitohet, duke e bërë atë të arritshme nga të gjithë.

Duke e familjarizuar veten tonë me kuadrin e inteligjencës emocionale dhe duke zgjedhur për herë të parë një fushë për të përqendruar vëmendjen tonë, si ndjeshmëria, ne mund të bëjmë hapa gjigantë drejt përmirësimit të komunikimit ndërpersonal dhe rezultateve që përfitojnë të gjithë – duke përfshirë inteligjencën artificiale që ne jemi duke e mësuar kolektivisht.

Filloni me aplikimin e ndjeshmërisë

“Ndjeshmëria është aplikimi tjetër vrasës,” thotë Mark Edmunds, partner i lartë dhe anëtar i bordit në Deloitte. “Të mësosh ose të përmirësosh ndjeshmërinë fillon me të dëgjuarit për të mësuar dhe për të mos u përgjigjur.”

Edmunds sugjeron praktikën e pushimit për 3-5 sekonda para se të përgjigjeni. Të aplikosh këtë praktikë është një sinjal i heshtur, i cili tregon që juve ju interesojnë personat përreth jush. Dhe, duke supozuar se mund të procesoni me shpejtësi atë që keni dëgjuar, ju garantoni një përgjigje të ndjeshme. (Kjo teknikë paraqet një aspekt tjetër të inteligjencës emocionale – kontrollin e impulsivitetit.)

Për ata që e praktikojnë këtë, është për t’u habitur sesa shumë mësohet përmes dëgjimit aktiv dhe pauzave kuptimplota. Ndërsa për zhvilluesit e IA kudo në botë, kjo është një sjellje që ata aplikojnë kur programojnë për të imituar një njeri.

Lexoni: 10 mentalitetet e një fitimtari të vërtetë

Teknologjia mund të jetë shumë larg kësaj rruge, por ka ende kohë dhe mundësi për të mësuar. Le ta zhvillojmë atë me zgjuarsi duke përmirësuar inteligjencën tonë emocionale për të përfituar njëri-tjetrin dhe duke përqafuar të ardhmen tonë të dominuar nga inteligjenca artificiale.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0