Këto tri pyetje do t'ju rrisin inteligjencën emocionale - Business Magazine Albania

Këto tri pyetje do t’ju rrisin inteligjencën emocionale


Inteligjenca emocionale është aftësia e një personi për të dalluar dhe kuptuar emocionet (si të vetat, ashtu edhe të të tjerëve), dhe për ta përdorur këtë informacion për të udhëhequr vendimmarrjen. Ai përfshin demonstrimin e cilësive jashtëzakonisht komplekse si empatia, simpatia dhe dhembshuria.

Sigurisht, këto cilësi na ndihmojnë të jemi njerëz më të mirë. Por, ato mund t’ju ndihmojnë gjithashtu të thyeni zakonet më të këqija të komunikimit, kështu që të tjerët mund të marrin mesazhet tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme. Për shembull, a keni thënë ndonjë gjë kohët e fundit që do kishit dashur ta kishit kthyer mbrapa? Për vite kam bërë “luftë” me dobësinë e të folurit shumë shpejt, pa i menduar gjërat.

Duke thënë këtë është më e thjeshtë se sa të bëhet, por ekziston një metodë e shpejtë e tri pyetjeve, që mund t’ju parandalojnë nga të thënit e gjërave që më vonë do ju bëjnë të pendoheni.

3 pyetje thelbësore

Kam zbuluar një strategji briliante nëpërmjet një burimi të pazakontë. Po shihja një intervistë me komedianin dhe personalitetin televiziv Craig Ferguson, kur ai dha këto këshilla të mençura:

Ka tri gjëra që duhet ta pyesni veten përpara se të thoni çfarëdolloj gjëje.

• A ka nevojë kjo të thuhet?

• A ka nevojë kjo të thuhet prej meje?

• A duhet të thuhet kjo nga unë tani?

Ferguson tha se i ishin dashur tri martesa për të mësuar këtë mësim.

Para se ta humbisni këtë metodë të thjeshtë, mendoni rreth shumë komenteve antagoniste që do të ishin eliminuar në mediat sociale. Ose mund ta çojmë më tutje për ta vënë në zbatim edhe në punë:

Le të themi se jeni një menaxher dhe keni punuar shumë për të përmirësuar marrëdhëniet me individë të caktuar në skuadrën tuaj. Një ditë jeni dëshmitarë se kolegu po bën një punë shumë të mirë dhe përfitoni nga situata për ta lavdëruar atë. Punë e shkëlqyer! (E sinqertë, autentike dhe lavdërimi në kohën e duhur i motivon shumë punonjësit.)

Por befas, ju kujtoheni se si ai nuk e bëri mirë një punë disa javë më parë. “Duhet t’ia sjell edhe atë gjë në mendje gjithashtu”, arsyetoni ju. “Do t’i them para se të harroj…”

Jo! Stop! Pyesni veten:

A ka nevojë kjo të thuhet?
A duhet të thuhet kjo prej meje?
A duhet të thuhet kjo prej meje tani?

Është e vërtetë në fakt, kriticizmi konstruktiv bëhet më mirë direkt pas një gabimi. Por, ajo gjë ka kaluar tashmë. Nëse jepni atë feedback negativ tani, do të shkatërrojë plotësisht vullnetin e mirë që ndërtuat me lavdërimet. Personi do të mendojë:

“Ti praktikisht më tregove diçka të mirë për të zbutur nevrikosjen për diçka që doje vërtetë të thoje. Idiot”.

Kur i bëni këto tri pyetje vetes, me siguri do të përfshini një nga këto më poshtë:

• Kriticizmi që doja të ndaja nuk ishte kaq i rëndësishëm pas të gjithash. Opinioni im për këtë mund të ndryshojë.

• Mund të jetë më mirë nëse i flas liderit të skuadrë së tyre. Mbase ajo që pashë disa javë më parë nuk ishte vërtetë e gjithë korniza e situatës.

• Unë duhet patjetër të flas me ta rreth problemit që konstatova. Por tani nuk është momenti i duhur. Do të caktoj një kujtesë për të organizuar një takim me personin pasi të jem përgatitur më mirë.

Shikoni nëse funksion

Ky është vetëm një skenar, por të praktikoni këto tri pyetje do t’ju ndihmojë në situata të caktuara. Imagjinoni nëse çdokush e bën këtë: do të kishim shumë më pak emaile dhe shumë më të shkurtra, mbledhje më të shkurtra dhe më pak ankesa të punonjësve rreth vërejtjeve të duhura të të tjerëve.

Balanconi

Sigurisht që nuk po ju inkurajoj që të mos flisni kur është e nevojshme. Unë besoj fort në komunikimin e fortë dhe të drejtëpërdrejtë dhe ka momente kur përgjigjia ndaj të tri pyetjeve do të jetë “Po”, edhe pse ajo që do të themi ne nuk është komode as për marrësin, as për atë që e jep.

Kur të vijnë ato kohë, metoda e tri pyetjeve do t’ju ndihmojë të flisni me konfidencë dhe të mësoni të jeni vlerësues kur është nevoja.

/Shkruar nga Justin Bariso, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0