Pse duhet të ndalohet prezantimi me PowerPoint nëpër universitete? - Business Magazine Albania

Pse duhet të ndalohet prezantimi me PowerPoint nëpër universitete?


Vërtetë e besoni se duke parë një lektor që lexon qindra slide PowerPoint ju bën që të mësoni më shumë?

Çfarë nuk shkon me PowerPoint?

Mbingarkesa në slide ka bërë që kërkesa për studentët që të lexojnë libra, të ndjekin leksionet, të marrin shënime apo dhe të bëjnë detyra shtëpie të jetë e paarsyeshme.

Kurset e projektuara rreth slideve përhapin kështu mitin se studentët mund të bëhen të aftë dhe të ditur pa punuar me libra, artikuj apo probleme reale.

Një përmbledhje e një hulumtimi mbi PowerPoint zbuloi se ndërsa studentët i pëlqejnë prezantimet me PowerPoint kjo mënyrë nuk rriti të mësuarit apo notat e tyre. Të pëlqesh diçka nuk e bën atë efektive. Hulumtimet që krahasojnë mësimet e bazuara në slide kundrejt metodave të tjera të tilla si mësimi i bazuar në probleme – ku studentët zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë duke u përballur me probleme reale dhe sfiduese – kryesisht mbështesin metodat alternative.

Slidet PowerPoint janë toksike për edukimin për tre arsye kryesore:

  1. Slidet dekurajojnë të menduarit kompleks. Slide inkurajojnë lektorët që të paraqesin tema komplekse duke përdorur pika, slogane, shifra abstrakte dhe tabela të thjeshtuara me dëshmi minimale. Ato dekurajojnë analizat e thella të situatave komplekse dhe të paqarta, sepse është pothuajse e pamundur të paraqitet një situatë komplekse dhe e paqartë në vetëm një slide. Kjo u jep studentëve iluzionin e qartësisë dhe të të kuptuarit.
  2. Duke lexuar vlerësimet nga studentët më ka bindur se kur shumica e kurseve janë të bazuara në slide, studentët mendojnë për një kurs si një grup slidesh. Mësimdhënësit e mirë që paraqesin kompleksitet real dhe dykuptimësi kritikohen se janë të paqartë. Mësimdhënësit të cilët heqin dorë nga pikat për slide grafike kritikohen për mosdhënien e shënimeve të duhura.
  3. Slidet dekurajojnë pritshmëritë e arsyeshme. Kur e përdora PowerPoint, studentët prisnin që slidet të përmbanin çdo hollësi të nevojshme për projektet, testet dhe detyrat. Pse dikush do të harxhojë kohën duke lexuar një libër ose duke shkuar në një klasë mësimi, kur mund të marri një 10 thjesht duke parë një prezantim me slide në shtëpi?

Matja e elementëve të gabuar

Universitetet matin kënaqësinë e studentëve, por nuk matin mësimnxënien. Meqenëse organizatat përqëndrohen nëse studentët pëlqejnë apo jo PowerPoint, atëherë kjo qëndron, pavarësisht nga efektiviteti i tij edukativ.

Spitalet matin sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë. Korporatat matin të ardhurat dhe fitimin. Qeveritë matin papunësinë dhe prodhimin e brendshëm bruto. Madje edhe kjo faqe interneti mat lexuesit, të ndarë nga artikulli dhe autori. Por mesa duket universitetet nuk matin mësimnxënien.

Provimet dhe projektet e grupit duket se matin njohuritë apo aftësitë. Mësimnxënia është ndryshimi i njohurive dhe aftësive dhe për këtë arsye duhet të matet me kalimin e kohës.

Kur bëjmë përpjekje për të matur mësimnxënien, rezultatet nuk janë të kënaqshme. Studiuesit amerikanë zbuluan se një e treta e studentëve amerikanë nuk demonstruan ndonjë përmirësim të dukshëm në mësimin e programeve të tyre katërvjeçare.

Ata testuan studentët në fillim, në mes dhe në fund të shkollës së tyre duke përdorur Collegiate Learning Assessment, një instrument që teston aftësitë që çdo vit duhet të përmirësohen – arsyetimi analitik, mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe shkrimi. Çdo universitet mund të vendosë testime të ngjashme për të matur të nxënit e studentëve.

Për fat të keq, shumë nxitës të të nxënit duket se reduktojnë kënaqësinë e studentëve dhe anasjelltas. Përderisa universitetet vazhdojnë të matin kënaqësinë, por jo të mësuarit do të ketë më pak rezultate pozitive.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0