Pse askush nuk do të ketë një makinë pas 25 vitesh?

Pse askush nuk do të ketë një makinë pas 25 vitesh?


Disa dekada më vonë, të paturit një makinë do të jetë e ngjashme me të paturit një kalë, më shumë për koleksion dhe transport të panevojshëm.

Teknologjitë si makinat që ecin vetë të kombinuara me rrjetin e transportit si Uber do të vrasin nevojën për të patur një makinë në 25-30 vitet e ardhshme, thotë Jamais Cascio, një shkencëtar nga Instituti për Etikë dhe Teknologji Emergjente.

Lexoni: Fundi i të qënit pronar i makinës tënde

“Në ditët e sotme të gjithë janë të apasionuar pas makinave, por më kalimin e kohës ne do të ndryshojmë mendimin që kemi për to. Raporti me makinat do të na duket po aq i çuditshëm sa na duket mardhënia që njerëzit kishin më parë me kuajt,” tha Cascio.

Cascio argumenton se modeli tradicional i makinave do të dalë nga moda sepse makinat vetëlëvizëse thjesht janë më efikase. Njerëzit nuk do t’i përdorin më makinat sepse do të jetë më praktike për ta të përdorin transportin vetëlëvizës.

Lexoni: Brenda një dekade, makinat elektrike do të kushtojnë më pak se makinat me benzinë

Në vetëm 15 vite, tregu i makinave pa shoferë pritet të kapi të ardhura deri në 87 milionë dollarë. Kjo shpjegon arsyen pse gjigandët Google dhe Uber dhe çdo prodhues tjetër po i kushtojnë shumë vëmendje teknologjisë.

Më shumë se 10 shtete janë duke shqyrtuar legjislacionin që lidhet me makinat vetëlëvizëse.

Gjithsesi ky model do të jetë i kufizuar vetëm në qytete. Për të udhëtuar nga rajoni në rajon, do të përdoren sisteme të avancuara të transportit, siç janë hekurudhat me shpejtësi të lartë.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0