Brenda një dekade, makinat elektrike do të kushtojnë më pak se makinat me benzinë - Business Magazine Albania

Brenda një dekade, makinat elektrike do të kushtojnë më pak se makinat me benzinë


Makinat me bateri së shpejti do të jenë më të lira për t’u blerë sesa ato me benzinë, tregon një studim i ri.

Bloomberg New Energy Finance i sheh makinat elektrike më të lira se ato tradicionale deri në vitin 2030.

Kërkimet e bëra nga Bloomberg New Energy Finance tregojnë se rënia e kostove të baterisë do të thotë se automjetet elektrike gjithashtu do të jenë më të lira për t’u blerë në SHBA dhe Europë rreth vitit 2025.

Bateritë aktualisht përbëjnë rreth gjysmën e kostos së automjeteve elektrike (EV) dhe çmimet e tyre do të bien për rreth 77% midis vitit 2016 dhe 2030.

“Në një zhvillim të menjëhershëm, këto gjëra do të fillojnë të bëhen më të lira dhe njerëzit do të fillojnë t’i përdorin ato më shumë, sepse çmimi i tyre do të jetë i përballueshëm”, tha Colin McKerracher, një analist në qendrën e hulumtimeve në Londër.

Lexoni: Makinat elektrike do të mund të karikohen edhe kur janë në lëvizje

Renault, krijues i makinës elektrike Zoe, parashikon që shpenzimet e përgjithshme të automjeteve EV (makina elektrike) do të jenë të barabarta me automjetet tradicionale, me motor me djegie të brendshme, në fillim të vitit 2020.

/Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0