PSA Group vendos 15 shtete ku do të shesë makinat e saj në SHBA

PSA Group vendos 15 shtete ku do të shesë makinat e saj në SHBA


PSA Group, grupi francez i prodhimit të makinave ka vendosur të ri-hyjë në tregun amerikan deri në vitin 2026. Në Janar 2018, grupi hapi zyrat qëndrore në Atlanta, Georgia.

Pas analizave të bëra, ata kanë nxjerrë 15 shtete si më pontecialet e tyre:

  • Arizona
  • California
  • Florida
  • Georgia
  • Illinois
  • Maryland
  • Massachusetts
  • New Hampshire
  • New Jersey
  • New York
  • North Carolina
  • Rhode Island
  • Texas
  • Virginia
  • Washington

“Këto shtete janë me interes më të madh aktualisht pasi kanë konsum të madh dhe blejnë nga importet.” – u shpreh CEO i PSA Group për Amerikën, Larry Dominique. Dominique gjithashtu përmendi edhe disa zona të synuara të Kanadasë:

  • Alberta
  • British Columbia
  • Ontario
  • Quebec

Për sqarim, pjesë e PSA Group janë Peugeot, Citroën, DS, Opel, dhe Vauxhall. Nuk dihet ende se me cilën prej tyre ata do të hynë në këtë treg. Nuk pritet gjithashtu një përgjigje deri në vitin 2019.

Aktualisht grupi është duke përdorur aplikacionin “Free2Move” për të hedhur themelet e saj në tokën amerikane. Shërbimi është provuar i suksesshëm në shtete si Seattle apo Washington dhe planifikon ta shtrijë shërbimin edhe më gjërë. Atlanta, shtëpia e PSA Group në Amerikë, patjetër që do të jetë një nga to.

“Është e rëndësishme të kuptohet se aplikacioni ynë Free2Move është një aplikacion global.” – citoi Diminique në një e-mail për The Drive. “Nëse i bën download, ai funksionon kudo ne kemi partnerë global.”

“Ne do ta t’a marketojmë aplikacionin tonë në 3 vende këtë vit, 2 në Amerikë dhe 1 në Kanada. Cilat janë këtë, do t’i bëjmë të ditur së shpejti. Ky aplikacion është hapi i parë, nga 3  planet tona për të rihyrë në tregun amerikan”, theksoi ai.

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0