Kompani shqiptare TIMAK, po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, “Made in Albania”.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka vizituar kompaninë ku u prit nga drejtuesja e saj Arjeta Puca-n.
Pritet që pas 3 javësh, në Paris, në panairin “Eurosatory” të prezantohet me sukses ky produkt shqiptar.
Zoti Peleshi vlerësoi faktin që “një ekip me 75% vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake”.
“Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual. Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë” tha ministri Peleshi.
Lexo:Motivoni veten tuaj me disa praktika të përditshme dhe besimi juaj do të rritet frikshëm
Sipas tij mbi 4000 PhD shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.