Protesta në Evropë, qytetarët përplasen me policinë e gazetarët kundër masave parandaluese - Business Magazine Albania

Protesta në Evropë, qytetarët përplasen me policinë e gazetarët kundër masave parandaluese

Numri i të infektuarve me Covid-19 ka është rritur kudo në Evropë. Ndërkohë mijëra njerëz kanë dalë në protestë në kundërshtime me masat e vendosura. Në disa qytete italiane janë përshkallëzuar tensionet mes protestuesve dhe autoriteteve pasi vijojnë demonstratat kundër ashpërsimit të masave ndaj pandemisë. Në Romë, Firence e Bolonjë ka patur trazira kaotike. Duke sulmuar gazetaret si terroristë dhe mashtrues që fshehin të vërtetat e krizës shëndetësore, qytetarët akuzuan edhe qeverinë se ju ka vjedhur dinjitetin duke përdorur pandeminë për interesat e saj.

Jo më pak kaotike kanë qenë zhvillimet edhe në Spanjë. Barcelona dhe Madridi janë kthyer në sheshe lufte. Mijëra qytetarë janë përleshur me policinë dhe kanë shkatërruar qendrat e qyteteve. Në Barcelonë, protestuesit goditën gjithashtu me gurë policinë natën e dytë të protestave kundër kufizimeve. Gjithashtu, protestat kanë shpërthyer në qytetin spanjoll të Logorno, ku protestuesit u vunë flakën kontejnerëve, thyen xhamat dhe plaçkitën dyqanet. Pati protesta edhe në Granada, Malaga dhe Bilbao.

Parlamenti spanjoll miratoi një zgjatje gjashtë-mujore të gjendjes së jashtëzakonshme dhe u dha më shumë kompetenca autoriteteve rajonale në mënyrë që të luftonin valën e dytë të koronavirusit. Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të zgjasë deri më 8 maj, por ekziston mundësia e heqjes së saj në 9 mars, në varësi të situatës. Qeveritë rajonale mund të kontrollojnë lirinë e lëvizjes dhe kohën e ndalimit të orarit pa procedura të ndërlikuara parlamentare. Shumë rajone kanë rritur kufizimet që përfshijnë ndalimin e mbërritjes brenda ditës, karantinën dhe kufizimet e udhëtimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0