Projektligji/ Taksa e pasurisë e detyrueshme. Sa do të paguhet për banesën e parë në Tiranë e bashkitë e tjera - Business Magazine Albania

Projektligji/ Taksa e pasurisë e detyrueshme. Sa do të paguhet për banesën e parë në Tiranë e bashkitë e tjera

Draftligji “Për taksën e pasurisë së paluajtshme” i nxjerrë për konsultim nga qeveria parashikon që taksimi të jetë i detyrueshëm dhe nëse nuk paguhet parashikohen gjoba dhe kamatvonesa.Taksim i diferencuar për banesën e parë në bashki të ndryshme.

Pr/ligji për taksën e pasurisë të cilin qeveria e ka nxjerrë në konsultim publik parashikon që taksa të vendoset mbi të gjithë pasuritë e paluajtshme, të cilat ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të pasurive të paluajtshme.

Në nenin 8 të këtij pr/ligji është parashikuar që për banesën e parë, që do të thotë se është banesa ku rezidenti jeton, të ketë zbritje të barabartë me 50% të vlerës së vlerësuar të banesës së parë, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes i përcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji apo pragu maksimal i vendosur nga Këshilli Bashkiak në përputhje me pikën 4 të këtij neni.

Në shtojcën nr 1 është paracaktuar dhe vlera e pragut maksimal e cila ndahet në 4 kategori.

Kategoria I Nër Tiranë, pragu është jo më shumë se 4.5 milionë lekë.

Kategoria II Në bashkitë e dyta si Berat, Dibër, Bulqizë, Divjakë, Durrës, Elbasan, Fier,Gramsh, Gjirokastër, Himarë, Kamëz,  Kavajë, Korçë, Krujë, Kukës, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Lushnjë, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Përrenjas, Pogradec, Rrogozhinë, Sarandë, Shijak, Shkodër, Vlorë vlera e pragut maksimal është jo më shumë se 3 milionë

Kategoria III Janë bashkitë Belsh, Cërrik, Delvinë, Devoll, Dimal, Dropull, Finiq, Has, Këlcyrë, Klos, Kolonjë, Konispol, Kuçovë, Libohovë, Maliq, Mallakastër, Patos, Peqin, Përmet, Poliçan, Pukë, Pustec, Roskovec, Selenicë, Skrapar, Tepelenë, Tropojë, Vau i Dejës pragu maksimal është jo më shumë 1,500,000 lekë

Kategoria IV Janë Fushë Arrëz, Memaliaj ku pragu maksimal është jo më shumë se 750,000 lekë.

Si bëhet përllogaritje?
Shembull: 
Nëse banesën tuaj të parë e keni në Tiranë dhe kushton 8.5 mln lekë sipas këtij pr/ligji parashikohet që nga tatimi të zbriten 4.5 milionë që është pragu maksimal dhe të tatohet pjesa tjetër pra 4 milionë.
Nëse banesa juaj kushton 10 milionë lekë në Tiranë, nga tatimi do të zbriten 4.5 milionë dhe do të taksohet pjesa tjetër 5.5 milionë lekë.

Lexo:Mikro-shpërblime, për të motivuar punonjësit. Trendi i kompanive të mëdha

Bashkëpronësia në banesën e parë

Bashkëpronari ose bashkë-poseduesi i një njësie ndërtese që shërben si banesë e parë, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, në proporcion me pjesën e tij të caktuar.

Individi i cili ka në pronësi apo posedim, 2 (dy) ose më shumë njësi rezidenciale, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, për vetëm një prej këtyre njësive të ndërtesave, pa marrë parasysh faktin që njësitë e ndërtesave mund të ndodhen në Bashki të ndryshme.

Po kështu në nenin 4 parashikohet që Këshilli Bashkiak mund të rrisë deri në 20 % (njëzetë përqind), përmes një vendimi të arsyetuar, pragun maksimal të zbritjes së përcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji.

Baza e taksës për ndërtesën që shfrytëzohet për banim në draft është
-0,05% (zero presje zero pesë përqind) për njësinë e ndërtesës që përdoret, shfrytëzohet për banim
-0,2% (zero presje dy përqind) për njësinë e ndërtesës që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike
-30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

 

Gjoba, kamatvonesa deri në pezullim shërbimi

Taksa e pronës është e detyrueshme dhe nëse nuk paguhet ligji parashikon gjoba dhe kamatvonesa.

Në nenin 23 të këtij pr/ligji shkruhet se Bashkia ka autoritetin dhe kompetencën për të mbledhur me forcë detyrimet e papaguara tatimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore.

Po kështu nëse taksapaguesi nuk paguan detyrimet tatimore do të ketë dhe sanksione deri në pezullim të ofrimit të shërbimeve të caktuara nga bashkia të cilat do  të përcaktohen me vendim të Këshillit  Bashkiak.

“Nëse taksapaguesi nuk i paguan plotësisht detyrimet tatimore, deri në datën e fundit për pagesë, Bashkia mund të pezullojë ofrimin e shërbime të caktuara bashkiake, deri në pagesën e plotë të detyrimeve të papaguara tatimore” thuhet në nenin 22 të pr/ligjit

Në nenin 26 janë përcaktuar dhe rastet e gjobave.

Taksapaguesi i cili nuk paguan taksën e pasurisë deri në ditën e fundit për pagesë, i vendoset gjobë në një shumë të barabartë me 10% (dhjetë përqind) të taksës së papaguar.

Po kështu debitorit i cili nuk paguan taksën e papaguar deri në ditën e fundit për pagesës, i vendoset gjobë në një shumë të barabartë me 20% (njëzet përqind) të taksës së papaguar, por në çdo rast, jo më pak se 2,000 (dy mijë) lekë.

Puna e ngarkuar shkatërron të përditshmen tuaj. Ja pse duhet të luftojmë për të qenë produktivë.

Gjobë dhe nëse nuk bën vetëdeklarimin në Kadastër

Po kështu me detyrim për poseduesin ose pronari është vetë-deklarimi, për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme që ai ka në posedim ose pronësi në Kadastrën Fiskale. Nëse nuk e ka bërë i dërgohet një letër kujtesë për përmbushjen e detyrimit

Poseduesit ose pronarit që nuk e përmbush detyrimin për regjistrim, brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga dita kur letër kujtesa konsiderohet se është marrë prej tij, i vendoset gjobë në një shumë të barabartë me 50% (pesëdhjetë përqind) të taksës së llogaritur në vitin pasardhës, por në çdo rast, jo më pak se 2,000 (dy mijë) lekë.

Personit që pengon verifikimin në terren të pasurisë së paluajtshme, i vendoset gjobë në një shumë të barabartë me 50% (pesëdhjetë përqind) të taksës së llogaritur në vitin pasardhës, por në çdo rast, jo më pak se 5,000 (pesë mijë) lekë.

Taksa dhe gjoba, nëse ka të tillë, paguhet në dy këste të barabarta, deri më 30 qershor dhe 30 shtator të vitit tatimor.

Kur do zbatohet taksa?

Taksa e pronës për ndërtesat hyn në fuqi në vitin 2026. Taksa e pronës për tokën bujqësore dhe truallin hyn në fuqi në vitin 2028.Taksa e pronës për apartamentin e dytë, apo më shumë do të jetë deri dyfish më e lartë se e apartamentit të parë.

shqiptarja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0