Projekti Two Q: Ekselenca Italiane dhe Inovacioni në Trajnimin e Stafit të Mikpritjes - Business Magazine Albania

Projekti Two Q: Ekselenca Italiane dhe Inovacioni në Trajnimin e Stafit të Mikpritjes

Projekti Two Q

Në kushtet kur Shqipëria njeh vetëm rritje të vazhdueshme në sektorin e turizmit, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, që shërbimet të ofrohen nga profesionistë të edukuar dhe të formësuar në standardet më të larta. Turizmi është një motor i rëndësishëm ekonomik për vendin tonë, dhe për të ruajtur këtë rritje të qëndrueshme, fokusi tek trajnimi dhe edukimi i stafit të mikpritjes është domosdoshmëri. Investimi në aftësimin e burimeve njerëzore në këtë sektor do të ndihmojë që Shqipëria të konkurojë me destinacionet më të mira ndërkombëtare për cilësinë e shërbimeve.

Në një hap të rëndësishëm për industrinë e mikpritjes në Shqipëri, Fortis Group dhe Elite Travel Group kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt inovativ, për herë të parë në vendin tonë. Ky projekt, i njohur si TWO Q, synon të përmirësojë aftësitë e stafit të mikpritjes përmes trajnimeve profesionale të nivelit më të lartë.

Një nga veçoritë më inovative të projektit TWO Q është ofrimi i një modeli biznesi të bazuar në abonim, ku bizneset mund të përfitojnë akses në një set trajnimesh me ekspertë, të cilat mund të ndiqen live ose on demand. Ky model u mundëson bizneseve jo vetëm të trajnojnë stafin e tyre me programe të nivelit të lartë, por gjithashtu të përfitojnë vlerësime falas për performancën dhe takime me ekspertë të fushës për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të stafit. Ky abonim e bën më të lehtë për bizneset të përmbushin standardet ndërkombëtare të mikpritjes dhe të ruajnë një nivel të lartë të cilësisë së shërbimit.

Fortis Group, me seli në Puglia të Italisë, është një rrjet i gjerë kompanish i specializuar në aftësimin dhe riaftësimin e burimeve njerëzore për tregun global të punës. Kjo kompani ka ndërtuar një histori të suksesshme në rajonin e Apuglias dhe gjithe Italine, ku një numër i madh të rinjsh kanë përfituar nga programet e tyre të trajnimit, duke u bërë liderë të rinj në fushën e mikpritjes.

Nga ana tjetër, Elite Travel Group, një kompani e njohur në Shqipëri dhe në rajon, ka një eksperiencë të pasur që prej themelimit të saj në vitin 2000. Përmes Elite Academy, kjo kompani ka ofruar trajnime specifike për industrinë e turizmit dhe hotelerisë, duke i përshtatur programet e saj për nevojat e sektorit shqiptar.

Projekti TWO Q është një bashkëpunim unik, ku eksperienca italiane në trajnimin e burimeve njerëzore kombinohet me njohuritë e thella të tregut shqiptar, që zotëron Elite Travel Group. Me ane te eksperiences prej 25 vitesh te Elite Travel Group, ne industrine e mikpritjes, kjo kompani sjell nje pasqyre te qarte te gjithe nevojave dhe kerkesave per sherbime turistike elitare.  Ky projekt synon të fuqizojë bizneset lokale dhe të përgatisë punonjësit për standardet më të larta të mikpritjes, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori. Nëpërmjet sistemit dual, që përfshin teorinë dhe praktikën, ky projekt synon të sjellë një frymë të re edukimi për stafin e mikpritjes.

Trajnerët do të jenë disa nga individët më të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve të stafit në zonën e Puglias dhe gjithe Italisë, të cilët do të sjellin eksperiencën e tyre ndërkombëtare në Shqipëri.

Disa nga trajnimet që do të ofrohen janë:

  • Programe formësimi për stafin e mikpritjes, përfshirë trajnime për menaxherët e shitjes në struktura akomoduese.
  • Programe edukuese për kamarierë, banakierë, kuzhinierë, picierë, pasticierë, etj.
  • Kurse për formësim në aftësi kompjuterike dhe digjitale.
  • Kurse për strategji marketingu digjital.
  • Kurse për menaxhimin e B&B.
  • Dhe shumë programe të tjera formësimi.

Ky projekt pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si trajnohet dhe zhvillohet stafi i mikpritjes në Shqipëri, duke përfituar nga një ekspertizë ndërkombëtare dhe duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së turizmit dhe hotelerisë në vend.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0