“Projekti Shpejtësia e dritës” rezultoi me vaksinë kundër koronavirusit - Business Magazine Albania

“Projekti Shpejtësia e dritës” rezultoi me vaksinë kundër koronavirusit

Mjekja që ka udhëhequr punimet për vaksinën e parë të miratuar kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe vendet tjera, ka thënë se vendimi i kompanisë së saj për të zhvendosur fokusin e punimeve, nga kërkimet për kancer, në luftim të koronavirusit, është marrë përgjatë një mëngjesi, kur janë vërejtur shenjat e para se ky virus mund të kthehet në pandemi, transmeton agjencia e lajmeve, AP.

Kompania gjermane BioNTech ka qenë pak e njohur jashtë industrisë farmaceutike para se të bashkohej me gjigantin amerikan Pfzier për “Projektin Shpejtësia e Dritës”, që ka mundur rivalë të tjerë, në garën për të vendosur në treg vaksinën për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

“Më kujtohet saktë dita, 24 janar, kur e kemi marrë vendimin në një tavolinë mëngjesi”, ka thënë Ozlem Tureci, shefe mjekësore në BioNTech.

Në një video-thirrje me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë tjerë, Tureci ka rikujtuar sesi burri i saj dhe partneri biznesor, Ugur Sahin, kanë parashikuar se shpërthimi i sëmundjes së mistershme të rrugëve të frymëmarrjes në qytetin kinez, Vuhan, ka elemente të pandemisë globale.

“Ai na ka alarmuar të gjithëve, gjithë këtë kompani, bordin udhëheqës dhe pronarët e kompanisë, që të zhvendosin burimet nga terapia për kancer në këtë program”, ka thënë ajo.

Tureci dhe Sahin po ashtu është thënë se qëndrojnë mbrapa qasjes së përdorur për zhvillim të vaksinës që bazohet në teknologji mRNA – që nënkupton përpunimin e kodit gjenetik të virusit – pa harruar edhe bashkëpunimin me kompaninë Pfizer.

“Ne e kemi ditur se nuk kemi kapacitet për të kryer shumë shpejt studimet klinike me më shumë se 40,000 vullnetarë”, ka thënë Sahin.

“Për këtë arsye ne kemi filluar bashkëpunimin me një kompani që ka bërë këtë gjë me dekada dhe është lidere në këtë fushë, Pfizer”.

LEXO: Vaksina falas për vendet e Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen jep lajmin e mirë

Rregullatorët britanikë kanë dhënë autorizim emergjent për vaksinën e kompanisë BioNTech më 2 dhjetor, bazuar në të dhënat që kanë treguar efikasitet 95 për qind të vaksinës. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve FDA, ka bërë të njëjtën gjë më 11 dhjetor, derisa rregullatori evropian EMA, planifikon të organizojë takim javën e ardhshme për të vendosur për kërkesën e miratimit të vaksinës, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani i hap rrugën vaksinimit më 27 dhjetor.

Tureci ka thënë se të dhënat nga rreth 140,000 persona, që deri më tani kanë pranuar dozat e para të vaksinës në Britani, kanë treguar se organizimi e ka toleruar atë, sikurse edhe në testime. Një pjesë e stafit në BioNTech do të vazhdojë të punojë edhe gjatë festave për të siguruar se dozat do të transportohen, ka thënë ajo.

“Ne jemi të bindur se nëse punojmë bashkë, ne do të jemi në gjendje të jetojmë një jetë normale dimrin e ardhshëm dhe nuk do të kemi më nevojë për izolim”, ka thënë Sahin, shef ekzekutiv i kompanisë BioNTech.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet në gjithë botën kanë raportuar për mbi 73 milionë persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre mbi 1.6 milion kanë vdekur.

Një ekip prej 10 shkencëtarëve ndërkombëtarë do të udhëtojë në qytetin kinez, Vuhan muajin e ardhshëm, për të hetuar origjinën e koronavirusit, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Pekini ka hezituar që të pajtohet për një hetim të pavarur andaj kanë kaluar shumë muaj negociata me OBSH-në për të fituar qasje në qytet. Virusi besohet se ka dalë nga një treg i kafshëve.

Biologu Fabian Leendertz, nga ekipi që do të udhëtojë në Vuhan, ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se OBSH-ja nuk po kërkon fajtorin, mirëpo po synon të parandalojë shpërthimet tjera në të ardhmen. Ai ka thënë se synojnë të kuptojnë kur virusi ka nisur të qarkullojë dhe nëse ka pasur origjinën në Vuhan.

“Misioni pritet të zgjasë për katër deri në pesë javë”, ka thënë ai.

REL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0