Projekti italo-shqiptar financon projektet e bashkive shqiptare me vlerën 4 mln euro - Business Magazine Albania

Projekti italo-shqiptar financon projektet e bashkive shqiptare me vlerën 4 mln euro


Në Ministrinë e Financave është mbajtur këtë të mërkurë ceremonia për shpalljen e projekteve fituese që do të marrin financim nga programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit, IADSA.

Në ceremoni kanë marrë pjesë Ministri z. Arben Ahmetaj, Ambasadori i Italisë në Shqipëri z. Alberto Cutillo dhe kryetarët e Bashkive që kanë aplikuar për financimin e projekteve.

“Ky program është një nga shembujt më konkret se si vullneti i mirë i dy qeverive mund të reflektohet në ndryshime reale, të prekshme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve”, u shpreh ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Bashkitë e interesuara kanë dorëzuar 57 projekt propozime për të aplikuar në Programin IADSA.

“Nga këto propozime, pas vlerësimit të Njësisë Teknike Mbështetëse, do të financohen 11 projektet më të mira, të cilat prekin sektorë të ndryshëm, me një vlerë totale prej pothuajse 4 milionё euro. Projektet e financuara u përgjigjen nevojave konkrete të target grupeve të caktuara dhe janë në linjë me strategjitë zhvillimore të qeverisë shqiptare. Shtrirja gjeografike e projekteve prek pak a shumё tё gjithë vendin dhe ndërhyn në sektorë me një prioritet të lartë për secilën nga bashkitë e financuara”, theksoi Ministri Ahmetaj.

“Bashkisë së Shkodrës, Hasit dhe Këlcyrës i kemi akorduar financim për të ndërhyrë në disa godina dhe për t’i shndërruar ato në qendra multifunksionale për të rinjtë, dhe jo vetëm.

Bashkisë së Libohovës po i japim një zgjidhje për shërbimet ndaj të moshuarve, duke krijuar atje një strukturë rezidenciale për ta.

Në Bashkinë e Fierit do të bëjmë të mundur rikonstruksionin e teatrit, ndër më të vjetrit në Shqipëri, dhe pasurimin me ambiente të reja, ku të rinjtë dhe të rejat e qytetit mund të kryejnë aktivitete rekreative.

Në Bashkinë e Cërrikut do të ndërhyjmë për të krijuar shërbime dhe ambiente të reja për prodhuesit e produkteve lokale bujqësore.

Në Bashkinë e Elbasanit dhe Fushë Arrëzit do të ndërhyhet në rikonstruksionin rrënjësor të disa godinave shkollore, për t’u bërë të mundur nxënësve të atyre zonave kushte sa më dinjitoze.

Në Bashkinë e Gramshit, do të bëjmë të mundur rikualifikimin e qëndrës së qytetit, ndërsa falë financimit të IADSA-s, Bashkia e Peqinit do të bëhet një nga bashkitë e para në Shqipëri ku godinat e insitucioneve publike nuk do të kenë barriera arkitektonike për njerëzit me aftësi të kufizuar mobiliteti.

Së fundi, vendosëm t’i japim zgjidhje problemit që Bashkia e Tiranës ka me komunitetin rom në zonën e Shkozës. Më në fund ky komunitet do të strehohet në banesa të përshtatshme duke garantuar kushte normale jetese, ndryshe nga sa ka ndodhur deri tani”, përfundoi Ahmetaj.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0