Projektet startup mbështetje e nismave të reja për të rinjtë në biznes - Business Magazine Albania

Projektet startup mbështetje e nismave të reja për të rinjtë në biznes


Shumë të rinj janë kthyer tashmë në sipërmarrës falë mbështetjes së startup-eve. Projekti ka ndihmuar të rinjtë që të realizojnë idetë e tyre. Disa prej tyre prezantuan këtë të hënë frytet e kësaj pune.

“Kur isha student punoja në një kompani që merrej me prodhimin e maskave veneciane, por dëshira ime ishte të kisha edhe unë biznesin tim, modelet dhe maskat e mia”, tregon Ilir Domi.

Për ndërtimin e këtij biznesi, Ilir Domi aplikoi në projektin “Laboratori Inovacionit 2.0”, ku përfitoi mbështetje financiare dhe ekspertizë. Sot ai ka 6 të punësuar.

“Kemi shitje si në dyqanet fizike, në qendër të Venecias, por edhe në zonat historike dhe në internet”, thotë Domi.

Por ky nuk është i vetmi shembull suksesi. Edita Shoshi është administratore e një kompanie që ofron shërbimin e dixhitalizimit të të dhënave dhe pas një viti, sot ka 20 të punësuar.

“Aktualisht po dixhitalizojmë komunën e Milanos sepse jemi të lidhur me një kompani në Itali. Normalisht krahu i punës në Shqipëri është më i lirë. Shpresojmë të mund të operojmë edhe në Shqipëri”, thotë Shoshi.

Për të mbështetur të rinj të tjerë, fondi ka çelur aplikimet nga dita e hënë deri në 31 janar. Idetë më të mira do të financohen me 1.000 deri në 5.000 euro, ndërsa 30% e vlerës bashkëfinancohet nga aplikuesi.

“Bizneset duhet të jenë të regjistruara, të jenë nga 0 në 2 vjeç, të punësojnë nga 1 në 3 persona”, sqaroi kushtet Genti Beqiri, drejtor i AIDA.

“Këtë potencial ta përdorim për të rritur numrin e të rinjve të punësuar”, tha Keti Bazhdari, nga Cati Fondation.

burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0