Ekipi fitues, njëkohësisht edhe fitues i Konkursit Kombëtar “Sipërmarrësit e së Nesërmes” – Edicioni 6, organizuar nga “Tirana Business University”, përveç bursave të studimit ofruar nga TBU, do të përfitojë asistencë profesionale në hartimin e një Studimi Fizibililiteti. Ky studim do të përdoret për të siguruar financimin e projektit. Për këtë arsye u organizua edhe një takim i përfaqësuesve nga Departamenti i Projekteve me antarët e ekipit fitues ku u diskutua mbi organizimin e punës në vazhdim.
Inirda, Lisjena, Adela dhe Destani shprehën entuziazmin dhe gatishmërinë e tyre për t’u përfshirë në këtë nisëm dhe me seriozitetin maksimal filluan nga puna nën supervizimin dhe koordinimin e stafit të Departamentit të Projekteve.
Pritshmëritë janë të larta për të patur së shpejti një histori suksesi. Në këtë mënyrë Grupi Balfin përforcon qëllimin e krijimit të këtij programi, i cili është projektuar për të kontribuar në ekonominë e vendit e për të ndihmuar gjeneratën e ardhshme të inovatorëve shqiptarë të jenë të suksesshëm edhe në tregjet globale.
Burimi: balfin.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto