Profilet profesionale në Facebook u mundësojnë përdoruesve të monitorojnë audiencën - Business Magazine Albania

Profilet profesionale në Facebook u mundësojnë përdoruesve të monitorojnë audiencën

audiencën

Facebook po nxjerr opsionin profesional për profilet, duke i lejuar përdoruesve të përfitojnë nga mjetet shtesë të fitimit të parave. Ky opsion i ri gjithashtu u jep përdoruesve akses në gjurmimin e rritjes së audiencës së tyre, diçka që më parë disponohej vetëm me “Pages”.

Aktivizimi i opsionit profesional i lejon përdoruesit të marrin pjesë në programin Reels Play. Reels, opsioni i videove të shkurtra të Instagram, u bë i disponueshëm në Facebook në shtator.

Lexoni: Jep dorëheqjen nga Facebook, bashkëthemeluesi i kriptomonedhës së kompanisë që nuk doli në treg

Programi i lejon përdoruesit të fitojnë deri në 35,000 dollarë në muaj, të gjitha në varësi të numrit të shikimeve.

Për më tepër, Facebook thotë se është duke punuar në opsione më të avancuara editimi për Reels. Platforma po shqyrton gjithashtu mundësinë për të shtuar gjatësinë e Reels nga 30 sekonda në një minutë.

Jashtë Reels, opsioni i profilit profesional gjithashtu zhbllokon të dhënat e audiencës, postimet dhe profilet, gjë që i lejon krijuesit të gjurmojnë çdo aktivitet në profilin e tyre. Përdoruesit mund të rishikojnë numrin total të shpërndarjeve, komenteve dhe reagimeve që kanë marrë postimet e tyre dhe gjithashtu mund të shohin se si numri i ndjekësve të tyre ka ndryshuar me kalimin e kohës.

/theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0