Prof.dr.ing. Mira Mezini Fiton Çmimin “LOEWE Top Profesorship. 1.9 Milion euro për kërkim shkencor - Business Magazine Albania

Prof.dr.ing. Mira Mezini Fiton Çmimin “LOEWE Top Profesorship. 1.9 Milion euro për kërkim shkencor

Shkencëtarja shqiptare, prof.dr.ing. Mira Mezini, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, fiton një tjetër trofe, çmimin LOEWE Top Profesorship.
Ky çmim i siguron prof. Mezinit rreth 1.9 milionë euro për një periudhë prej pesë vjetësh për kërkimin shkencor mbi bazat e programimit për zhvillimin e sistemeve të softwer-it të të mësuarit interaktiv të decentralizuar, të sigurt dhe të besueshëm.

“LOEWE” është programi i promovimit të kërkimit shkencor që përdor shteti federal i Hessen-it që nga viti 2008, për të përcaktuar tendencat e politikave kërkimore, me objektivin që t’i japë një shtysë të qëndrueshme peizazhit kërkimor të Hessen-it.
LOEWE do të thotë “Landes-Offensive zur Entwicklung wissenschaftlich-ökonomischer Exzellenz” (Ofensivë shtetërore për zhvillimin e përsosmërisë/ekselencës shkencore dhe ekonomike).
Mira Mezini, profesore e shkencave kompjuterike në Universitetin Teknik të Darmstadt-it (Gjermani); profesore e ftuar në disa vende të Botës, duke përfshirë Britaninë e Madhe; zëvendëspresidente e Universitetit të Darmstadt-it për transferimin teknologjik dhe më pas edhe për kërkimin dhe inovacionin ka shprehur në mbledhjen solmne të Asamblesë një mesazh falënderimi për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, që e zgjodhi anëtare të jashtme.

Lexo edhe: NASA është duke punuar mbi bateritë të cilat mund t’i bëjnë realitet fluturimet e gjata me aeroplan elektrik

Mira Mezini është autore e 233 artikujve shkencorë, të indeksuar në Scopus List dhe i 293 artikujve të kuotuar në Research Gate, me rreth 7000 citime; e cilësuar kërkuese shkencore ekselente me njohje dhe vlerësim ndërkombëtar në fusha shumë të rëndësishme të shkencave kompjuterike si gjuhët e programimit dhe paradigmat, zhvillimi i softuerëve të automatizuar, analiza e programeve dhe siguria e softuerëve; bashkëthemeluese e nëndisiplinës mbi paradigmën e zhvillimit të softuerëve të orientuar duke vendosur parime të reja shkencore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0