Ka startuar ditën e djeshme në Ningbo të Kinës panairi ndërkombëtar i konsumit “China International Consumer Goods Fair”, i cili do të qëndrojë i hapur deri në datën 12 Qershor 2017. Njëkohëshisht me këtë panair po mbahet edhe edicioni i tretë i “China-CEEC Investment and Trade Expo”’, si pjesë e mekanizmit 16+1 ku bëjnë pjesë Kina dhe 16 vende të Europës Qendrore dhe Lindore, ku pjesëmarrëse është edhe Shqipëria.
Vendi ynë përfaqësohet në panairin e produkteve të konsumit nga kompani që i përkasin sektorit prodhues të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike. Falë ndihmës së dhënë nëpërmjet fondeve të menaxhuara nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), produktet e suksesshme “Made in Albania” po promovohen për të tretën herë radhazi në tregun aziatik.
’’China International Consumer Goods Fair”, është një nga panairet më të rëndësishëm në kontinentin aziatik, i cili mbledh kompani dhe investitorë potencialë nga e gjithë bota. Ky panair ofron një mundësi të shkëlqyer për partneritet midis bizneseve, si dhe mundësi për gjetjen e tregjeve të reja për eksport.
Burimi: aida.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.