
Shitesi i kepuceve
Original price was: 1,500.00L.1,350.00LCurrent price is: 1,350.00L.
Një sagë e mrekullueshme e inovacionit, mbijetesës, dhe triumfit e themeluesit të kompanisë Nike. Udhëtim i një heroi të jashtëzakonshëm, një rrëfim epik për besimin, vendosmërinë e pashembullt, ekselencën, dështimin, triumfin, mençurinë e fituar me mund dhe dashurinë.
Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar.
Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes.
Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme.
Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.
Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia, klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …



