Rrefimet
Original price was: 1,500.00L.1,350.00LCurrent price is: 1,350.00L.
Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund. Në listën finale të çmimit NBÇ, bestseller ndërkombëtar dhe libri më i mirë non-fiction për vitin 2017, sipas revistës amerikane Kirkus.
Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.
Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës.
Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë.
Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.
Interesant është fakti se kushdo që …