Prodhuesit në prag falimenti, në janar dalin në protestë - Business Magazine Albania

Prodhuesit në prag falimenti, në janar dalin në protestë

Është organizuar këto ditë takimi mes Përfaqësuesve të grupeve eksportuese dhe Përfaqësuesve të Sindikatave – Organizatave dhe Shoqërisë civile, që janë në mbrojtje të të drejtave të punonjësve.

Kompanitë eksportuese dhe prodhuese, sipas treguesve financiarë të tyre po prodhojnë më pak dhe do të ofrojnë po ashtu më pak produkte për shitje, kjo do të thotë gjithashtu që kompanitë kanë nevojë për më pak punonjës dhe shpesh po rezultojnë me pushime nga puna.

Gjithçka që po ndodh në ekonominë e prodhuesve për eksport po ndikon në tregun e punës, theksohet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Humbja e konkurrueshmerise se Eksportuesve, rënia e vlerës së shitjeve nga forcimi i shpejtë i lekut dhe rritja e kostove direkte dhe ndikimi i inflacionit në shpenzimet e përditshme po krijojnë me shpejtësi ambjentin e pafavorshëm për të vijuar më tej dhe po e detyrojnë pjesën dërrmuese të eksportuesve të mbyllin aktivitetet dhe të aplikojnë për status pasiv.

Kjo masë drastike e detyruar nga akumulimi i humbjeve dhe nga mospatja e një qartësie për tregun në vitin që po hyn do të krijojë një efekt në rritjen e papunësisë me të paktën 6% nga niveli aktual, ku kryesisht papunësia më e madhe do të ndihet te të punësuarat dhe të rinjtë.

Përfaqësuesit e Sindikatave shprehën mbështetje, duke vlerësuar faktin se shoqëritë eksportuese mbajnë ekuilibrat ekonomikë dhe të punësimit. Një shqetësim në rritje është edhe nevoja që për të matur realisht ndikimet dhe efektet e kësaj situate në ekonomi, në jetën sociale dhe në buxhetin e shtetit dhe atë të bizneseve nevojiten statistika zyrtare të sakta, në kohë reale dhe të shërbejnë si baza e përbashkët e dialogut social mes palëve.

Sipas deklaratës së përbashkët, punëtorët dhe bizneset janë lënë të vetëm dhe Qeveria fatkeqësisht këtë problem ekonomik dhe krizën aktuale e sheh vetëm përmes dy qasjeve: atë të lënies në dorë të tregut të adresojë problemet, duke e konsideruar si një dështim të modelit të biznesit, si dhe trajtimin sipas kuadrit ligjor për papunësinë dhe për ofertën për punë në sektorë të tjerë nëse ndodh masivisht mbyllja e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese.

Kriza aktuale ka vënë në pah edhe një dobësi të jashtëzakonshme të përgatitjes së Institucioneve për të përballuar raste të tilla të pragmbylljes së një sektori të tërë, nëpërmjet krijimit të fondeve të posaçme për t’u përdorur për periudha krizash sektori apo kriza të shkaktuara nga moskoordinimi mes Institcuioneve dhe detyrave të pakryera për një ambjent konkurues dhe me rregulla tregu të një ekonomie të lirë.

Tani ka ardhur momenti, që krizën po e ndjejmë të gjithë. Në këtë situatë ekstreme do të nevojitej një ndërgjegjësim i institucioneve për t’u përgatitur, duke e ndjerë se sa i vështirë është ballafaqimi me momente të tilla. Potencialisht secili prej nesh, kemi shumë nevojë për mbështetje institucionale në rastin e humbjes së biznesit dhe të humbjes rrjedhimisht edhe të vendeve të punës. Prandaj, ballafaqimi dhe shterimi i gjithë argumenteve nëpërmjet tryezave institucionale është domosdoshmëri shoqërore dhe ekonomike për vendin tonë si dhe do të propozohet që diskutimi dhe propozimet për dialog mbi situatën të vendosen në mbledhjen më të parë të Këshillit Kombëtar të Punës.

Si masë e parë dhe urgjente, kërkohet vazhdimi i tavolinave teknike dhe gjetja e zgjidhjeve për kapërcimin e situatës. Ndërkohë, masa të tjera të përshkallëzuara do të vijojnë të diskutohen, ku vendosmeria dhe bashkëpunimi shumëpalësh ka marrë vendimin që të zhvillohet së bashku me Sindikatat dhe me punonjësit e sektorëve eksportues “Protestë përballë Kryeministrisë” në ditët e para të muajit Janar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0