Prodhuesit: Kontrolloni ushqimet dhe verifikoni kompanitë abuzuese - Business Magazine Albania

Prodhuesit: Kontrolloni ushqimet dhe verifikoni kompanitë abuzuese


Prodhuesit shqiptarë u kërkojnë institucioneve përgjegjegjëse të monitorojnë cilësinë e produkteve ushqimore, qofshin ato vendore apo të importuara. Bashkimi i Prodhuesve në një deklaratë për mediat, është shprehur se, ka ndjekur me vëmendje denoncimet mediatike.
Duke kujtuar se janë konsumatorë para se të jenë prodhues ata thanë se, nuk ka vend për panik, për aq kohë sa vendi ynë ka organet përkatëse, të cilat mund ta vërtetojnë këtë. Ata kanë treguar gatishmëri të bashkëpunojnë me autoritetet për të vendosur standardet më të mira në prodhimin dhe përpunimin e produkteve vendore, por edhe për të luftuar së bashku fenomenin e informalitetit, mashtrimit dhe spekullimit në prodhimin agroushqimor.

Sipas tyre, situatat që po përsëriten çdo vit, po ulin besimin te produktet vendase dhe po ndikojnë në largimin nga tregjet ndërkombëtare. “Produkti vendor është krenari kombëtare dhe ne duhet jo vetëm ta mbështesim por edhe ta promovojmë fort”, – thanë ata.

Një thirrje bëjnë edhe për median. “Në rastet kur nuk ka prova të konfirmuara, të mos krijojë panik të panevojshëm të konsumatorët, duke vënë në vitrinën e akuzës të gjithë prodhuesit shqiptarë. Në rastet kur identifikon apo konstaton shkelje flagrante nga subjekte apo individë, t’i referojë ato menjëherë pranë autoriteteve me emra apo fakte konkrete. Vetëm kështu mund t’i shërbejnë mbrojtjes së konsumatorit dhe prodhimit vendas”, sipas Bashkimit të Prodhuesve.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0