Prodhimi?! Ende shfrytëzojmë pak investimet dhe njohuritë

Prodhimi?! Ende shfrytëzojmë pak investimet dhe njohuritë


Rreth një e katërta mundësisë së prodhimit në vend mbetet e pashfrytëzuar. Sipërmarrjet private, në prodhim apo shërbim, arrijnë të vënë në punë më pak se 75% të kapaciteteve të tyre prodhuese.

Banka e Shqipërisë bën një vrojtim periodik të bizneseve në këtë drejtim. Të dhënat e fundit tregojnë se shfrytëzimi i kapaciteteve ka pësuar një rënie, duke paralajmëruar se edhe rendimenti i prodhimit ka rënë.   Edhe pse ekonomia u rrit mbi 4%, në tremujorin e parë, niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese ra në shumë sektorë.

Norma e shfrytëzimit në industri ra, ndaj tre muajve të mëparshëm me 1.1 pikë përqindje dhe ndaj një viti më parë 0.4 pikë përqindje. Gjthsesi me një normë shfrytëzimi në total gati 73% jemi mbi mesataren e shënuar historikisht në këtë sektor.

ndërtim, niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese ra 2.8 pikë përqindje në nivel tremujor dhe mbi 3% në një vit. Në ndërtim, shfrytëzimi i kapaciteteve për prodhim është 60%.

Shërbimet dhe tregtia arrijnë të kenë një përdorim më të lartë të makinerive dhe një nivel angazhimi më aktiv të stafit të punësuar. Në shërbime norma e shfrytëzimit të kapaciteteve është 75.5%, ndërsa në tregti 72.6%.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0