ProCredit Bank Shqiperi fiton çmimin e Pergjegjesise Sociale te Korporates - Business Magazine Albania

ProCredit Bank Shqiperi fiton çmimin e Pergjegjesise Sociale te Korporates


ProCredit Bank Shqiperi fiton çmimin e Pergjegjesise Sociale te Korporates ne kategorine “Best Practise for Large Companies”.

Me 11 Qershor 2014 u mblodh Forumi Shumepalesh per Pergjegjesine Sociale te Korporates – nje bashkepunim ndermjet Ministrise se Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, UNDP dhe Rrjetit Shqiptar per Pergjegjesine Sociale te Korporates (Albanian CSR Network).
Pergjate ketij forumi, u prezantuan dhe u shperndane tre çmime per kompanite me te vleresuara ne fushen e Pergjegjesise Sociale te Korporates, qe ishin ndare ne tri kategori: çmimi per Praktiken me te Mire per Kompanite e Medha (ProCredit Bank), çmimi per Inovacion (Megatek) dhe çmimi per Praktiken me te mire per SME-te (Energy Ashta).

ProCredit Bank Shqiperi u vleresua me çmimin “Praktikat me te mira per kompanite e medha” dhe u vleresua per implementimin e masave gjitheperfshirese dhe perqasjes ndaj Sistemit te Menaxhimit Mjedisor, qe eshte i fokusuar ne tri shtylla kryesore:

– Sistemi i menaxhimit te brendshem mjedisor
– Menaxhimi i riskut mjedisor ne kredidhenie
– Sherbimet financiare “eko”

Pas dhenies se çmimit nga Shkelqesia e Tij, Ambasadori i Republikes Federale te Gjermanise, Z. Hellmut Hoffmann, pjesemarresit paten mundesine te shihnin nje prezantim te shkurter te masave pro-mjedisore te ndermarra ne Banke.

“Si pjese e Grupit ProCredit me qender ne Frankfurt, Gjermani, ne ofrojme standarde te larta persa i perket impaktit qe kane veprimet tona ne mjedis. Ne jemi te fokusuar ne rritjen e ndergjegjesimit dhe orientimit te klienteve tane ne perdorimin e teknologjive dhe masave te eficiences se energjise. Ne do te vazhdojme te jemi aktive ne financimin e ketyre investimeve, gjithnje duke shpjeguar dhe keshilluar financiarisht klientet tane, si pjese e kontributit te Bankes ne mbrojtjen e mjedisit” tha Adela Leka, anetare e Bordit Drejtues te ProCredit Bank Shqiperi.
Pergjate vitit 2013, Banka reduktoi perdorimin e disa burimeve te caktuara qe kane impakt te drejtperdrejte ne mjedis, si: Energji Elektrike – 8%; Uje – 21 % dhe Leter 17%. Gjithashtu, portofoli total i sherbimeve financiare “Eko” u rrit me 22%.

ProCredit Bank Shqiperi eshte themeluar me 1995 dhe eshte pjese e grupit nderkombetar ProCredit, qe operon ne menyre te suksesshme ne 3 kontinente. Grupi drejtohet strategjikisht nga ProCredit Holding dhe mbeshtetet plotesisht nga ProCredit Bank Gjermani. Keto institucione mbikeqyren nga BaFin (Autoriteti Gjerman i Mbikeqyrjes Financiare) qe thekson besueshmerine dhe qendrueshmerine e institucioneve ProCredit.

ProCredit Bank, Banka juaj partnere!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0