Sipërmarrjet e mesme dhe të vogla janë jetike për ekonominë e Shqipërisë pasi përfaqësojnë 95% të të gjitha bizneseve në vend, duke punësuar mbi 83% të krahut të punës dhe gjeneruar 75% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Këto sipërmarrje, SME, përballen me mungesën e një rrjeti të mirëfilltë ndërveprimi dhe janë të nënkredituara. Por ka lajme vërtet të mira për këtë kategori. Grupi Gjerman ProCredit është i përkushtuar në zgjerimin e potencialit të sipërmarrjeve të mesme dhe të vogla duke promovuar bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonal.Në këtë aspekt, ProCredit bashkoi më shumë se 500 SME nga Evropa Juglindore dhe Lindore në një aktivitet biznesi të organizuar në Selanik të Greqisë.
Me misionin për të fuqizuar rritjen ekonomike, jo vetëm nëpërmjet financimeve, ProCredit Group ka një përfaqësi të fortë rajonale në vendet e Ballkanit, vendet e Evropës Juglindore dhe Gjermani. Në këtë mënyrë, ProCredit Group është i përqendruar për të adresuar sfidat e sipërmarrjeve të mesme dhe të vogla, duke ndihmuar në zgjerimin e peshës së tyre në treg.
Takimi biznes-me-biznes (B2B) i Selanikut me temë “Njihu me partnerin tënd potencial të biznesit” ishte një iniciativë tejet e rëndësishme. Eventi ofroi mundësi për sipërmarrje të ngjashme nga vende të ndryshme të rajonit, të gjenin interesa të përbashkëta dhe të merrnin në konsideratë bashkëpunime të mundshme dhe përfitim reciprok nga tregjet e reja. Mbi pesëqind kompanitë pjesëmarrëse që përfaqësonin sektorë si prodhimi, tregëtia, bujqësia, inxhinieria mekanike, tekstilet, teknologjia e informacionit dhe energjia e rinovueshme ishin entuziastë ndaj kësaj mundësie për t’u angazhuar në dialog të afërt me njëri tjetrin. Rreth 500 kompanitë pjesëmarrëse patën mesatarisht shtatë takime secila, që përkthehet në tregje të reja dhe partnerë të rinj potencialë.
Më shumë se 30 biznese nga Shqipëria, klientë të ProCredit në Shqipëri morën pjesë në këtë takim. Secilit prej tyre iu ofrua mundësia për të pasur kontakte individuale biznesi me partnerë të rinj me qëllim zhvillimin e lidhjeve të reja të biznesit.Ky eveniment iu dha sipërmarrjeve shqiptare mundësi të prekshme dhe efikase për të zbuluar dhe forcuar aktivitetin e tyre tregëtar në tregjet rajonale.
Adela Leka, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank në Shqipëri deklaron se “Bankat ProCredit që operojnë në rajon dhe ProCredit Bank Gjermani ofrojnë një perspektivë zhvillimi për bizneset që punojnë me ne. Ne kemi ngritur një infrastrukturë efikase që u jep mundësi klientëve për të shfrytëzuar avantazhet e shërbimeve tona bankare dhe financiare. Ne organizuam këtë aktivitet biznesi për ta çuar më tej këtë qasje zhvillimi. Pjesëmarrja në aktivitete të tilla është një vlerë e shtuar dhe një mundësi unike tregu për klientët tanë”, përfundoi Znj. Leka.
Në fjalimin e tij, Borislav Kostadinov, anëtar i Bordit të Menaxhimit të ProCredit Holding nënvizoi rëndësinë e këtij takimi.
“Këto vende kanë një potencial të lartë sinergjie që mund të vihet në praktikë mjaft mirë nëpërmjet ideve të reja. Një gjë e tillë do të ndihmojë bizneset që operojnë në vendet fqinje për t’u përshtatur në një kontinent që po përjeton ndryshime madhore”- tha ai.
Fakt kuptimplotë. 500 kompani – 3,500 takime biznesi
Përfaqësues të bizneseve nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Maqedonia, Rumania, Gjeorgjia, Serbia, Moldavia, Ukraina dhe vende të tjera të rajonit, patën mundësi të mbanin më shumë se 3,500 takime. Rreth 500 kompanitë pjesëmarrëse patën mesatarisht shtatë takime secila, që përkthehet në tregje të reja dhe shtatë partnerë të rinj potencialë.
Sipërmarrësit shqiptarë u shprehën se tipari dallues i këtij aktiviteti ishte ofrimi i një mundësie të veçantë për zhvillimin e biznesit. Pronari i Edipack, një kompani shqiptare që merret me riciklimin e produkteve të letrës tha se ky aktivitet “tregon punën e çmuar që ProCredit bën për të pasur një qasje të afërt dhe personale ndaj klientëve të tij. Edhe pse, unë nuk janë ndjerë ndonjëherë si klient tek ProCredit, ata gjithnjë më kanë trajtuar si partner”, shtoi ai në diskutimet me bashkëpunuesit e rinj rajonalë.
Në një zonë tjetër të ambientit ku po mbahej aktiviteti, pjesëmarrësit patën mundësi të ndiqnin Panairin e Gjelbër që shpalosi qasjen e Grupit ProCredit ndaj mirëtrajtimit të mjedisit duke dhënë shembuj që përfshinin klientët dhe stafin.
Komisioneri i Çështjeve Evropiane Dimitris Avramopoulos, i cili mori pjesë në aktivitet, theksoi rolin e rëndësishëm të SME-ve në ekonominë e vendeve të rajonit. “Këto sipërmarrje janë shtylla kryesore e ekonomisë. Ato kanë nevojë për akses në financime në mënyrë që të mbijetojnë e të zhvillohen, por edhe të mbajnë në punë punonjësit e tyre dhe të punësojnë njerëz të rinj”, shtoi Z. Avramopulos.
Mundësi të reja financimi për sipërmarrjet shqiptare
Qasja në financime është një prioritet i lartë i ProCredit Holding, ndërkohë që ProCredit Albania është një motor kreditimi mjaft domethënës. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Fondit Evropian për Investimet dhe ProCredit ishte një sinjal mjaft pozitiv. Marrëveshja synon rritjen e financimit ndaj SME-ve novatore në treg dhe për kompanitë me kapacitet deri në 500 punonjës, në kuadër të financimit InnovFin – BE për novatorët. një iniciativë kjo e mbështetur nga Komisioni Evropian.
Fondi Evropian për Investime Strategjike është baza e të ashtuquajturit “Plani Juncker” si iniciativë direkte e Komisionit Evropian. Ky fond tashmë ka aktivizuar investimet e më shumë se 80 miliardë Euro në mbarë Evropën, përfshirë Shqipërinë. Sipas marrëveshjes, shuma prej 20 milionë Eurosh do të mundësojë që ProCredit të financojë kompani novatore, përfshirë SME-të e Shqipërisë.
Garancia InnovFin SME ofron garanci dhe mbrojtje për financimin e huave nga 25,000 deri në 7.5 milionë Euro, me qëllim përmirësimin e aksesit në financim të kompanive SME dhe të atyre me kapacitet të ulët punonjësish. Këto hua do të jepen me norma të ulëta interesi, maturitet të lartë ndërkohë që do të kërkohet më pak kolateral në para. ProCredit Albania është pjesë e ProCredit Holding me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, kompania mëmë e ProCredit Grup që përfshin banka të specializuara në shërbimin ndaj SME-ve. Fokusi është ndaj këtyre kompanive për vetë faktin që janë këto kompani, të cilat kanë potencialin për të gjeneruar numrin më të lartë të vendeve të punës duke luajtur një rol thelbësor në ekonomitë ku ato operojnë.
ProCredit Bank është e angazhuar në ndërtimin e një marrëdhënie afatgjatë me këto biznese, duke ofruar të gjithë gamën e shërbimeve bankare të dizenjuara sipas nevojave të klientëve. ProCredit Bank ka zhvilluar të gjitha shërbimet bankare për një biznes sa më efiçent, si e-banking, karta biznesi dhe biznesi dokumentar. Jo vetëm kaq, por në të gjitha bankat e grupit janë implementuar Zonat 24/7, të cilat i mundësojnë bizneseve të kryejnë shërbime bankare gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës.
Takimi i Selanikut pati një përmbyllje të suksesshme duke ofruar shërbime të orientuara drejt rritjes së këtyre sipërmarrjeve nëpërmjet një rrjeti të gjerë partnerësh dhe përfituesish, me një qasje të integruar dhe vision strategjik për të arritur zhvillimin maksimal të Shqipërisë dhe ekonomisë rajonale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.