ProCredit Bank i bashkohet Programit të Mbështetjes së Agrobiznesit në Shqipëri - Business Magazine Albania

ProCredit Bank i bashkohet Programit të Mbështetjes së Agrobiznesit në Shqipëri

~6 minuta lexim


ProCredit Bank Shqipëri është institucioni i parë financiar pjesëmarrës në Programin për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri, që do të përfitojë nga skema e ndarjes së rrezikut deri në vlerën 15 milionë euro. Kjo skemë është një produkt inovativ që do t’i mundësojë bankës sonë të rrisë huadhënien në këtë sektor duke mbështetur financimin e agrobizneseve shqiptare deri në shumën prej 30 milion euro, si në monedhën vendase dhe atë të huaj.

ProCredit Bank Shqipëri është e fokusuar në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) dhe klientët e agrobiznesit. Ajo është pjesë e Grupit ProCredit, i cili drejtohet nga kompania mëmë me seli në Frankfurt, ProCredit Holding.

Bujqësia është një sektor kyç i ekonomisë shqiptare; ai siguron punësim për më shumë se 50 për qind të popullësisë së zonave rurale dhe përbën rreth 20 për qind të PBB-së së vendit. Pavarësisht kësaj, sektori mbetet shumë pak i shërbyer nga institucionet financiare, kur kreditë për agrobiznesin përbëjnë vetëm 2% të kreditimit total për ekonominë.

Programi i ri për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri, i prezantuar nga BERZH me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, e adreson këtë sfidë duke rritur mundësitë për financim për agrobizneset në vend nëpërmjet linjave të dedikuara të kreditimit apo duke ndarë rrezikun e huadhënies në sektorin e bujqësisë. Qeveria Shqiptare ka mundësuar një fond prej 36 milionë eurosh në mbështetje të programit dhe BERZH siguron deri në 100 milionë euro në financim dhe instrumente të ndarjes së rrezikut.

Perveç instrumentave financues, ky program përfshin edhe asistencë teknike për ngritjen e kapaciteteve në institucionet financiare pjesëmarrëse për të zgjeruar huadhënien e tyre në këtë sektor, si edhe shërbime këshillimore për agrobizneset huamarrëse nëpërmjet programit të BERZH të Këshillimit për Bizneset e Vogla, për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në këtë sektor të rrisin performancën e tyre në një larmi fushash dhe të bëhen më të kreditueshme. BERZH vazhdon gjithashtu të mbështesë institucionet shqiptare me asistencë teknike për ngritje kapacitetesh dhe me ndërmarrjen e iniciativave për reforma specifike, në koordinim me partnerë të tjerë zhvillimi.

Henry Russell, Drejtor i BERZH për Institucionet Financiare në Ballkanin Perëndimor deklaroi: “Ne jemi shumë të lumtur të nënshkruajmë këtë marrëveshje të rëndësishme sot. Ajo do të çlirojë financime, të cilat janë shumë të nevojshme për sektorin e bujqësisë në Shqipëri dhe do të kontribuojë në ngushtimin e hendekut të madh të burimeve të financimit, si në monedhën vendase dhe në atë të huaj. Në të njëjtën kohë, ky program do të mbështesë zgjerimin e ProCredit Bank Shqipëri si një huadhënës i rëndësishëm ndaj bizneseve vendase, veçanërisht agrobizneset.”

Adela Leka, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri, shtoi: “Ne e njohim rëndësinë jetike që ka bujqësia për ekonominë shqiptare. Si një bankë e specializuar për bizneset SME, ne jemi të përkushtuar të mbështesim investimet e reja prej tyre në bujqësi. Ne përpiqemi t’u përgjigjemi sfidave të tyre dhe mundësojmë atyre të investojnë në teknologji moderne, të ndërmarrin projekte të eficencës së energjisë, dhe të zgjerojnë pjesën e tyre të tregut. Ne i konsiderojmë këto si faktorë kyç për zhvillimin e ardhshëm, jo vetëm të bizneseve, por në mënyrë indirekte dhe ekonomisë ku ato operojnë.”

Që prej fillimit të aktivitetit të saj në Shqipëri, BERZH ka investuar 1 miliardë euro në më shumë se 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit. Banka është aktive në të gjithë sektorët e ekonomisë me një fokus të veçantë tek infrastruktura dhe energjia ku kërkesat dhe potenciali janë të larta. Prioritetet strategjike të BERZH për periudhën 2016-2018 për vendet e saj të operacioneve janë ri-energjizimi i rritjes, konsolidimi i integrimit rajonal dhe adresimi i sfidave globale.

Burimi: procreditbank.com.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Dija është fuqi vetëm kur përdoret.”
— Dale Carnegie
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0